Uruguai në kaos pas eliminimit në Botëror, lojtarët detyrohen të fluturojnë për në shtëpi me shpenzimet e tyre
Ekspedita e Uruguait në Kupën e Botës ka përfunduar në mënyrë zhgënjyese, ndërsa pas eliminimit ka pasur edhe pasoja të pazakonta për përfaqësuesen “Celeste”.
Sipas raportimeve, federata uruguaiane ka anuluar fluturimin charter të planifikuar për kthimin e ekipit në Montevideo. Kjo do të thotë se lojtarët nuk do të udhëtojnë së bashku si një grup i vetëm.
Në vend të fluturimit të organizuar, çdo futbollist është i detyruar të organizojë vetë kthimin në shtëpi, duke blerë bileta në fluturime komerciale dhe duke mbuluar shpenzimet personale të udhëtimit.
Ky vendim ka shkaktuar reagime dhe habi, duke qenë një situatë e pazakontë për një kombëtare pjesëmarrëse në një turne madhor si Kupa e Botës.