Tragjedi në Shëngjin, katër të rinj i marrin dallgët e forta! Dyshohet për viktima





Një ngjarje e rëndë dyshohet të ketë ndodhur në bregdetin e Shëngjinit, ku katër të rinj, të cilët kishin hyrë në det, janë përballur me dallgë dhe rryma të forta detare.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se të rinjtë janë tërhequr nga rrymat e detit, ndërsa për një prej tyre raportohet se mund të ketë humbur jetën. Deri më tani, nuk ka një konfirmim zyrtar nga autoritetet për rrethanat e plota të ngjarjes apo gjendjen e tre personave të tjerë.

Në zonë pritet ndërhyrja e forcave të kërkim-shpëtimit dhe e Policisë së Shtetit, me qëllim sqarimin e plotë të situatës dhe gjetjen e personave të përfshirë.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo