Teknologjia botërore vlerëson punën e 1MAXIMUM2 Training Center

1MAXIMUM2 Training Center ka marrë një vlerësim të rëndësishëm ndërkombëtar, pasi kompania Senaptec, një nga liderët botërorë në teknologjinë për zhvillimin e shikimit sportiv dhe aftësive perceptuese, ka përfshirë stërvitjet e zhvilluara në këtë qendër në prezantimin e saj.

Lajmi është bërë i ditur nga 1MAXIMUM2 Training Center, i cili e cilësoi këtë si një njohje të rëndësishme për metodologjinë e punës dhe qasjen moderne në zhvillimin e futbollistëve.

Senaptec është e specializuar në zhvillimin e aftësive që konsiderohen vendimtare në futbollin modern, si koha e reagimit, shikimi periferik, skanimi i fushës dhe marrja e vendimeve të shpejta. Sipas qendrës, këta janë elementë që ndikojnë drejtpërdrejt në performancën e lojtarëve gjatë ndeshjeve.

Nga 1MAXIMUM2 Training Center theksojnë se përfshirja në prezantimin e një kompanie me reputacion global është dëshmi se metodologjia e tyre është në përputhje me standardet më të avancuara të futbollit bashkëkohor.

“Në 1MAXIMUM2 nuk stërvitim vetëm këmbët – ne stërvitim sytë, trurin dhe vendimet. Futbolli i së ardhmes fitohet me inteligjencë, shpejtësi mendimi dhe ekzekutim”, thuhet në njoftimin e qendrës.

Ky vlerësim shihet si një tjetër hap përpara në promovimin e metodave inovative të stërvitjes, të cilat synojnë zhvillimin e plotë të futbollistëve përmes kombinimit të aftësive fizike, teknike dhe njohëse.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo