Ethe të jashtëzakonshme na presin mbrëmjen e sotme dhe në orët e para të mëngjesit të nesërm, ku katër përballje dramatike të Grupeve K dhe L do të vendosin fatet e kombëtareve të mëdha.
Grupi K (Ora 19:00): Portugali – Uzbekistan
Portugalia zbret në fushë me misionin e vetëm fitoren. Pas barazimit shokues në ndeshjen e parë, çdo rezultat tjetër do të ishte katastrofë për Cristiano Ronaldon në Botërorin e tij të fundit.
Grupi L (Ora 22:00): Angli – Ganë
Një superndeshje mes dy liderëve të grupit. Kush fiton sonte, siguron direkt biletën për fazën tjetër të Botërorit.
Grupi L (Ora 01:00 – pasmesnate): Panama – Kroaci
Një përballje pa rrugëdalje. Të dyja kombëtaret vijnë nga humbjet në ndeshjet e para dhe kush mposhtet sonte, eliminohet përfundimisht.
Grupi K (Ora 04:00 – pasmesnate): Kolombi – DR Kongo
Një duel i fortë për kreun e grupit mes kolumbianëve që kërkojnë konfirmimin dhe Kongos që synon të bëjë befasinë e radhës.