Për dy ditë radhazi me 30 dhe 31 maj 2026 u zhvillua Kampionati individual i
RMV në boks për Senior, Youth U18 ,Junior dhe Kadt. Në këtë kampionat moren
pjesë të gjitha klubet e regjistruara pranë Federatës së Boksit të RMV për vitin
2026
Kampionati shteteror solli 26 duele shumë interesante, ku boksierët nga
klube të ndryshme të RMV u prballën në ring, duke ofruar ndeshje cilësore dhe
atmosferë sportive..
Në kampionatin individual RMV për klubin Shkëndia boks boksuan pesë
boksierë,fituan tre medalje të arta, një të argjentë dhe dy te bronzta.
Kampion-Muharem Muaremi (Senior -85kg),Semi Elmazi (Youyt senior -60kg) Ilir
Selmani (Junior-52kg) .
Nënkampion-,Rejan Qazimi (Kadet 54kg)
Vend të tretë -Slavco Trpeski (Youth Senior 65kg),Donjet Ramani (youth
Senior 75kg)
Besimi është një pjesë e rëndësishme e boksit. Nëse nuk mendon se do t’ia
dalësh, s’ia del dot.Nga fillimi I kampionatit vitit 2026 kam patur besim te
boksierët e mi se do t`ia dal për të nxjerrë edhe Kampion në garat
individuale.Ndjehem krenar për sukseset që paten boksieret Tetovarë dhe për të
siguruar një të ardhme të ndritur për këtë sport, duhet të vazhdohet investimi
dhe avancimin e infrastrukturës së boksit. Vetëm në këtë mënyrë,Tetova mund të
vazhdojë të përfaqësohet me lavdi në arenën e boksit vendor dhe
ndërkombetarë.tha Jusuf Hashimi.

