Prokurori publikë nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar kërkon tetë muaj paraburgim dhe masa paraprake për katër persona në rastin e mashtrimit financiar në Federatën e Futbollit të Maqedonisë (FFM).
Ata aktualisht po merren në pyetje në Gjykatën Penale, pas së cilës gjykata do të nxjerrë një vendim se si të veprojë sipas propozimit të Prokurorisë.
Nga Prokuroria Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar për “Lokalno” thonë se nuk ka propozim nga prokurori për masa për pesë personat që janë të dyshuar në këtë rast, sepse ata nuk janë gjetur në adresat e tyre të banimit.
“Nuk është se janë në arrati, por nuk u gjetën në adresën ku ishin raportuar”, thonë nga Prokuroria.