Përfundon “Vidovdani” në Gazimestan, serbët largohen nën kontrollin policor

Përfundon “Vidovdani” në Gazimestan, serbët largohen nën kontrollin policor

Ka përfunduar pa incidente tubimi i një numri qytetarësh serbë në Gazimestan, të mbledhur për shënimin e të ashtuquajturës “Festë e Vidovdanit”.

Gjatë gjithë ditës janë vërejtur masa të shtuara sigurie nga Policia e Kosovës, përfshirë edhe kontrolle të rrepta në terren.

Po ashtu, janë parë dronë që kanë patrulluar zonën përreth.

Siç dihet deri më tani, tubimi ka përfunduar pa raportime për incidente.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo