Nuk është Izraeli, por Katari” – Rama: Ata që i thonë vetes myslimanë vetëm me Kuranin dhe Allahun në gojë po e përdorin fenë për propagandë





Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar sërish lidhur me debatin për projektin turistik të planifikuar në zonën e Zvërnecit, duke theksuar se investimi nuk vjen nga Izraeli, siç pretendohet nga kundërshtarët e projektit, por nga Katari.

Gjatë deklaratës së tij, Rama kritikoi ashpër zërat që kundërshtojnë investimin, duke i akuzuar për hipokrizi dhe për përdorim të fesë për qëllime politike. Ai theksoi se janë krijuar narrativa të pavërteta për të nxitur reagime kundër projektit.

“Nuk është Izraeli, por Katari”, deklaroi Rama, duke shtuar se një pjesë e kritikëve po manipulojnë opinionin publik me pretendime të pasakta.

Kryeministri shkoi edhe më tej, duke akuzuar ata që, sipas tij, vetëshpallen si besimtarë të devotshëm, por e përdorin fenë në mënyrë selektive për propagandë politike dhe jo për shqetësime reale që lidhen me zhvillimin e zonës.

Debati për projektin në Zvërnec ka shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik, ndërsa deklaratat e fundit të Ramës pritet të nxisin diskutime të reja rreth investimit dhe ndikimit të tij në zonë.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo