Nedai Saoli: Kamikazët e Bilit në protestën e Tiranës!

Shkruan: Nedai Saoli

Shumë shpejt doli ne sipërfaqje e vërteta me foton e pjesëmarrjes së militantëve të Bilit në protestën e Tiranës, ku prononcimi i Edvinit doli i vërtetë se “grupe nga Tetova po gjuajnë me gurë dhe fshehin dorën” në protestat e flamingove, pasi këtyre kamikazëve të Bilit u dhimbeshka Zvërneci më shumë se Tetova, ndaj janë bashkuar protestave pa çka se nuk ia pamë turiçkat në protestat e studentëve shqiptarë në Shkup e as në Tiranë e Prishtinë.

Me urdhër të baba Binit dhe Bilit të vockël grupe patriotësh më simbole të UCK-së që i digjet zemra për Shqipërinë dhe Zvërnecin, kanë zbarkuar ne Tiranë në protesta duke kërkuar dorëheqjen e Ramës, si përgjegjës i “shitjes së Zvërnecit izrealitëve”, ku për pasojë ata do ta okupojne Shqipërinë si Palestinën.

Kjo është narrativa e stisur e këtyre grupeve të kryemurgut baba Bini dhe turkomanit Bili për t’i hedhur zjarr benzinit në Tiranë me pretekstin se iu dhimbesh Shqipëria, ndërsa nga ana tjetër nuk shohin gjendjen e denigrimit dhe të shtypjes nacionale dhe të identitetit kombëtar që država e Severnistan në krye me dedpotin Micko, këta trima nuk lëvizin as gishtin e vogël.

Dhe çështja nuk është te rrëzimi apo jo i Edvinit, ajo është çështje i takon shqiptarëve atje dhe jo e kamikazëve të turkomanit Bili apo e baba Binit, që kosovën e ka bërë kashtë e koqe, ku gjejnë rastin për t’u bashkuar edhe me djallin vetëm që ta rrëzojnë Edvinin jo se nuk e ka hak, por për interesa të tyre dhe të ngritjes së prestigjit të plandosur, që kanë pësuar me krushqinë e ngjizur Kurthi-Micko-Vredi.

Shqiptarët e këtej kufirit kanë qindra arsye për të protestuar në Shkup dhe Kumanovë, ne Tetovë dhe gjetkë, duke u ngritur dhe kërkuar llogari kryekomitit Micko për përdhosjen e flamurit kombëtar në Kumanovë e Strugë, kur u hoqën nga shtyllat me aminin e policisë dhe çështja u mbyll.

Shqiptarët e Tetovës dhe të mbarë vendit në qytetet shqiptare, kancerin e shtypjes dhe të pabarazisë e kanë përballë pushtetit dhe hyzmeqareve shqiptarë të bordellos qeveritare, që nuk ia lejon studentëve shqiptarë provimin e jurisprudencës ne gjuhen shqipe dhe te tjera mohime absurde si kjo!

Ndaj, pa pastruar oborrin tonë që e kemi të mbushur deng me ferra nuk mund të kërkojmë te vëllai që është ndarë padrejtesisht me kufi, çlirimin e Zvernecit nga “okupatorët” izraelitë nuk e ndihmojmë dot, një problem që ngre shumë pikëpyetje!
Ajo është çështje e shqiptarëve atje dhe jo e kamikazëve të Bilit dhe të Albinit që përdoren si mish për top për llogaritë e tyre!

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo