Ndërron jetë papritur futbollisti i ri Petar Stanisavovski





Një lajm i rëndë ka tronditur botën e futbollit të të rinjve. Futbollisti i ri Petar Stanisavovski, anëtar i shkollës së futbollit “Grozdanovski”, ka ndërruar jetë papritur. Lajmi është bërë i ditur nga klubi, i cili përmes një mesazhi prekës i ka dhënë lamtumirën ish-anëtarit të tij, shkruan gazeta KOHA.

“Me pikëllim të madh dhe mosbesim morëm lajmin për largimin e Petarit. Një fëmijë dhe anëtar i shkollës sonë për një periudhë të caktuar, i cili pas vetes la gjurmë të pashlyeshme, mirësi dhe kujtime që do të jetojnë përgjithmonë te të gjithë ata që e njohën. Në këto momente të vështira, shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij, vëllait Marko, të afërmve dhe miqve. I përjetshëm qoftë kujtimi për të. U prehtë në paqe, Petar”, thuhet në mesazhin e klubit.

Vdekja e parakohshme e Petar Stanisavovskit ka shkaktuar dhimbje të madhe te familjarët, miqtë, bashkëlojtarët dhe komuniteti sportiv, të cilët po e kujtojnë atë si një djalosh të talentuar dhe të dashur.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo