Mickoski shpërthen ndaj Filipçes: “Analfabet politik” – Ja çfarë tha për agjendën evropiane





Mickoski u quajti analfabet politik Venko Filipçen. Kryeministri tha se afati i përmbushjes së pikave të agjendës evropiane nuk përfundon sot por në fund të muajit. Sipas tij vendi ka performacën më të mirë në përmbushjen e reformave nga të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Më vjen keq kur analfabetë politikë denjojnë të japin komente të tilla sepse afati nuk është 1 qershori por 30 qershori. Kjo është mosnjohje elementare, sidoqoftë. Në bazë të raportit të dhjetorit, ne jemi “frontrunner” të vërtetë, në vendin e dytë është Shqipëria, në vendin e tretë Mali i Zi në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe ne shfrytëzojmë pjesën më të madhe të mjeteve si rezultat i reformave dhe hapave të përmbushur. Nga biseda që pata me kolegët, jam shumë optimist se edhe ato që janë në “grace period” dhe atyre që afati u përfundon në fund të qershorit, të paktën 90% do të përmbushen,” deklaroi Hristijan Mickoski, Kryeministër.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo