Mickoski: Në Tivat do të flas për nismë energjetike të vendeve të Ballkanit Perëndimor që ka potencial prej 26 miliardë eurosh në vit

“Fillimisht, në emër të Qeverisë, dëshiroj t’ju uroj mirëseardhje të gjithëve në Forumin Energjetik të Maqedonisë, një ngjarje që ngadalë por sigurt po bëhet tradicionale dhe që po shënon një periudhë të rëndësishme për zhvillimin e një shteti. Kjo paraqet një sfidë, por një shtet i mençur çdo sfidë mund ta shndërrojë në mundësi, ta shfrytëzojë atë mundësi dhe të zhvillohet më intensivisht, më drejt dhe në drejtimin e duhur dhe mendoj se pikërisht forume të tilla janë një vlerë të shtuar kur bëhet fjalë për energjetikën, e cila është një nga elementet më të rëndësishme për funksionimin e një shoqërie

Do të doja të flisja për disa çështje që mendoj se janë interesante dhe që do të paraqesin sfida, por që njëkohësisht mund të shndërrohen në mundësi për ne si Qeveri dhe në kuptimin më të gjerë për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor. Si qeveri kur e filluam mandatin tonë para dy vitesh, vendosëm para vetes një qëllim të qartë dhe vendosëmakcentin mbi atë se energjetika është me rëndësi thelbësore dhe zhvillimi i saj në vendin tonë është imperativ. Duke pasur parasysh kapacitetet prodhuese, bashkë me fokusin në energjinë e rinovueshme, pjesë e pandashme e këtij procesi janë rrjeti distributiv dhe rrjeti i transmetimit me tension të lartë

E gjitë kjo në thelb e përbën sistemin elektroenergjetik, jo vetëm tek ne, por edhe në të gjithë rajonin. Vëmendje të veçantë i kushtoj rrjetit distributiv dhe atij të transmetimit të tensionit të lartë, të cilët mund të paraqesin një ngushticë serioze. Ju mund të ndërtoni shumë kapacitete prodhuese dhe centrale të reja, por nëse rrjeti nuk zhvillohet paralelisht, energjia nuk mund të arrijë te konsumatori përfundimtar. Prandaj, kur flasim për elektroenergjetikën, duhet të flasim më pak ose më shumë në mënyrë holistike

Pse fokusi im në fjalimin e sotëm do të jetë elektroenergjetika dhe jo energjetika si tërësi? “Jo shumë kohë më parë, në fillim të vitit, në Davos, në Forumin Ekonomik Botëror mora pjesë në një panel. Në atë panel ishte, do të thosha, një përbërje njerëzish që kanë çfarë të thonë në botën e energjetikës, ndërsa mes tyre ishte edhe Fatih Birol, drejtori ekzekutiv i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë. Në atë ngjarje diskutuam për gjithçka që paraqet sfidë për të gjithë ne dhe se si ta shndërrojmë atë sfidë në mundësi

Sepse, në përgjithësi, në Forumin Ekonomik Botëror të këtij viti në Davos, dy çështje themelore ishin të rëndësishme.”

Ato ishin inteligjenca artificiale dhe fakti që të gjithë flasin për inteligjencën artificiale. Ju e dini se inteligjenca artificiale, pa qendrat e të dhënave që furnizohen me energji elektrike, nuk mund të funksionojë me potencialin e saj të plotë dhe me fokusin që ne si njerëzim dëshirojmë ta zhvillojmë në këtë moment

Prandaj, përfundimi ishte i fokusuar te inteligjenca artificiale dhe energjia elektrike. Presidenti i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, zoti Fatih Birol, po e citoj, tha dy gjëra: kërkesa për energji në botë do të vazhdojë të rritet, gjë që në fakt e përmendi edhe zëvendësministrja që vjen nga Qeveria e Turqisë

Por ajo që është edhe më e rëndësishme është se kërkesa për energji elektrike do të rritet 2.5 herë më shpejt sesa kërkesa për energji në përgjithësi në vitet që vijnë. Dhe kjo do të paraqesë një sfidë serioze dhe të madhe për njerëzimin sot.

Në pyetjen seku e bazon të gjitjë këtë, ai dha dy shembuj.

Njëri ishte Nigeria, një shtet ku numri ipopullsisë dhe ekonomia konsiderohen ndër më të shpejtat në rritje. Vetëm 5% e popullsisë, tha ai, përdor pajisje klimatizimi për ajër të kondicionuar në shtëpitë e tyre. Ose, për shembull, në Azinë Qendrore dhe Jugore, vetëm 11% e amvisërive përdorin kondicionerë. Imagjinoni sikur ky numër të dyfishohej – çfarë sasie energjie elektrike do të nevojitej vetëm për të përmbushur këto nevoja.

Kjo është njëra anë.

Së dyti, të gjithë flasim për “data centers” ose qendra të të dhënave, për ta thënë në mënyrë më letrare. Sot, kur flasim për qendrat e të dhënave, të gjithë flasim për qendra të dhënash, por shumë pak vëmendje i kushtojmë mënyrës se si ato do të funksionojnë, si do të funksionojë inteligjenca artificiale, nga cilat burime energjie – në këtë rast energji elektrike – do të furnizohen, si dhe nga do të sigurohet uji për ftohje, duke pasur parasysh ngrohjen globale e kështu me radhë. Ky ishte thelbi i diskutimeve në Forumin Ekonomik Botëror në Davos këtë vit.

Disa muaj pas kësaj filloi, jo vetëm sipas meje, por edhe sipas shumicës së ekspertëve botërorë, ndoshta kriza më e madhe energjetike në historinë e njerëzimit. Sipas këtyre ekspertëve, kjo krizë energjetike, e cila ende vazhdon si pasojë e luftës në Gjirin, krahasohet me tre krizat më të mëdha energjetike që kanë ndodhur në të kaluarën.

Ata thonë se kjo krizë energjetike globale, për nga intensiteti dhe përmasat e saj, është më e madhe se krizat energjetike të viteve ’70 të shekullit të kaluar së bashku, dhe mbi to duhet shtuar edhe kriza energjetike e cila ndodhi në vitet 2022–2023, e shkaktuar si rezultat i luftës në Ukrainë.

Pra, kriza e sotme globale energjetike, për nga intensiteti dhe përmasat e saj, është më e madhe se këto tri kriza së bashku. Dhe sot ne po e jetojmë pikërisht këtë kohë. Ndoshta dikush nuk është I vetëdijshëm për këtë, por sot ne po jetojmë në një periudhë sfidash globale energjetike. Prandaj, ky forum, me potencialin e tij të plotë, duhet të japë ide dhe, sipas mendimit tim, edhe përfundime se si të ecim më tutje dhe si t’i shndërrojmë këto sfida në mundësi për ne.

Unë do të përpiqem të përmend disa gjëra, pa e zgjatur shumë, pasi tashmë u tha mjaft në fjalimet hyrëse dhe protokollare për rëndësinë e kësaj ngjarjeje, përfshirë edhe fjalën time në fillim dhe do të doja, nëse më lejoni, të përmend disa shifra.

Sipas të dhënave të njerëzve që janë thellë të përfshirë në këtë biznes, kërkesa globale për energji elektrike, e cila në vitin 2025 ishte rreth 28.000 TWh, deri në vitin 2040 do të rritet me 13.500 TWh, duke arritur në 41.500 TWh.

Kurt ë gjithë këtë e shumëzojmë me para, dhe nëse ato para janë euro, dhe nëse 1 MWh do të kushtojë 100 euro, atëherë në nivel vjetor, vëllimi i biznesit, vetëm diferenca do të jetë rreth 1,35 trilionë euro.

Po flas për volumin e tregtisë së energjisë elektrike – 1,35 trilionë euro, ose 1.350 miliardë euro.

Kur kësaj t’i shtohet ndërtimi i kapaciteteve që do të duhet ta prodhojnë këtë energjiqë dikush ta konsumojë, atëherë këtë shifër prej 1,35 trilionë eurosh të paktën ta trefishoni.

Ky është potenciali që do t’i mungojë botës. E rëndësishme është nëse ne do të arrijmë ta njohim këtë mundësi dhe të njihemi, nëse do të arrijmë të tërheqim një pjesë e këtij biznesi. Po jap disa shembuj.

Vetëm për nevojat e të ashtuquajturave qendra të të dhënave, inteligjencës artificiale apo data center-eve, nga viti 2025 deri në vitin 2040 do të nevojiten rreth 2.000 deri në 2.200 TWh energji elektrike.

Kjo është afërsisht sa konsumi aktual i Indisë.

E them këtë vetëm që të kemi një ide më të qartë për përmasat e asaj që po diskutojmë. India sot konsumon afërsisht aq energji elektrike.

Tani, le të flasim pak për Evropën.

Parashikimet janë se nevojat për energji elektrike në kontinentin evropian deri në vitin 2040 do të rriten me 22%, ose me rreth 1.000 TWh shtesë në vit.

Vetëm që të kemi një ide më të qartë për çfarë po flasim, kjo është afërsisht sa konsumi i sotëm i Gjermanisë dhe Francës së bashku. Dhe kjo energji do të mungojë. Dikush do të duhet ta ndërtojë, ta prodhojë dhe ta dërgojë deri te konsumatorët përfundimtarë.

Por, siç thashë edhe në pjesën hyrëse të fjalës sime, ndërtimi i kapaciteteve prodhuese në vetvete nuk është i mjaftueshëm. Duhet të jemi të përgatitur dhe, krahas ndërtimit të kapaciteteve prodhuese, duhet të investojmë edhe në rrjetin e transmetimit – në rrjetin shpërndarës dhe atë të tensionit të lartë, e cila mesatarja thotë se në kontinentin evropian rreth 40 deri në 50 për qind e rrjetit energjetik është më i vjetër se 40 vjet.

E gjithë kjo ka uri dhe etje për investim, për kapital të ri. Kur i përmbledhim të gjitha këto dhe i’a shtojmë kapaciteteve prodhuese, atëherë lirisht mund t’i trefishoni shifrat për të cilat po flas sot nga aspekti financiar dhe i biznesit.

Ky është afërsisht potenciali dhe sfida me të cilën duhet të përballemi sot si njerëzim, e në veçanti si kontinent evropian.

Vlerësimet tregojnë se pikërisht kjo ‘ngushticë’ do të kërkojë investime prej rreth 3 deri në 4 trilionë eurosh. Pra, nga 3.000 deri në 4.000 miliardë euro do të nevojiten për ndërhyrje dhe modernizim të rrjetit shpërndarës dhe atij transmetues.

Le të flasim pak për rajonin.

Sa herë që flasim për Ballkanin Perëndimor, flasim për eurointegrimet, për reformat, për faktin se ndonjëherë ato reforma janë të mira e ndonjëherë jo, se një vit një vend është më i mirë, vitin tjetër një tjetër, pas pesë vitesh një i tretë, dhe kështu gjithçka fillon përsëri nga e para.

Por le të flasim pak edhe për mundësitë që ne, si rajon dhe si Ballkan Perëndimor, mund t’i ofrojmë. Të mos flasim gjithmonë vetëm për atë që kërkojmë, por të shohim edhe se çfarë është ajo që ne mund ta ofrojmë.

Ballkani Perëndimor aktualisht, pra shtetet Bosnja dhe Hercegovina, Serbia, Kosova, Mali i Zi, Shqipëria dhe Maqedonia, mund të ofrojnë në këtë moment rreth 260 TWh prodhim vjetor nga kapacitete të reja energjetike në fushën e energjisë së rinovueshme. 260 TWh, ose nëse këtë e shumëzojmë me, të themi, rreth 100 euro për MWh, do të thotë se ne, si Ballkan Perëndimor, në nivel vjetor mund të gjenerojmë një biznes që i nevojitet Evropës – që përbën vetëm një të pestën e nevojave të saj – me vlerë prej 26 miliardë eurosh në vit.

Kur kësaj t’i shtohen mjetet e nevojshme për ndërtimin e këtyre kapaciteteve, si dhe investimet në rrjetin e shpërndarjes dhe atë të transmetimit, lirisht mund ta trefishoni këtë shifër.

Le të shohim se çfarë mund të ofrojmë ne së bashku, si Ballkan Perëndimor, për Evropën dhe për kontinentin tonë të përbashkët. Jo të jemi ata që vazhdimisht kërkojnë apo luten për diçka. Le të bashkohemi të gjithë dhe të mos njihemi gjithmonë për konfliktet apo si “fuçi baruti”, siç dine shpesh ta quajnë Ballkanin Perëndimor. Le të shohim se çfarë është ajo që mund ta ofrojmë ne. Ja, pikërisht kjo është ajo që mund të ofrojmë në nivel vjetor për Evropën dhe për nevojat e Evropës. Ky është një proces i pakthyeshëm. Nëse ne do ta njohim këtë mundësi dhe do të arrijmë të përfshihemi në këtë proces, kjo varet vetëm nga ne.

A do të vazhdojmë ne, si Ballkan Perëndimor, të njihemi si një rajon që ndoshta ndonjëherë kërkon mëshirë, nëse do ta meritojmë apo jo atë mëshirë, kjo nuk varet gjithmonë nga ne, sepse është një rrugë me dy drejtime. Por le t’i ofrojmë këto mundësi si Ballkan Perëndimor dhe unë pikërisht për këtë do të flas në samitin e këtij viti në Tivat, që do të mbahet më 4 dhe 5 qershor, tani të enjten dhe të çremten, më saktësisht dita kryesore e punës është më 5 qershor dhe do të flas për një iniciativë të re që ne, si Ballkan Perëndimor, mund ta ofrojmë dhe ta realizojmë. Kemi dije, kemi kapacitetet, jemi të lidhur mirë mes vete dhe mund ta ofrojmë këtë.

Dhe unë, një nga temat për të cilat do të flas në Samitin BE–Ballkani Perëndimor në Tivat do të jetë pikërisht kjo, për të cilën po flas sot në këtë forum të shkëlqyer, në kulmin e asaj që mund të quhet kriza më e madhe energjetike globale e cila po na ndodhë.

Çfarë më motivoi të merrem me këtë temë?

Një deklaratë e Presidentes së Komisionit Evropian, të cilën do ta lexoj në gjuhën angleze. Ajo u dha në Forumin e Investimeve BE–Ballkani Perëndimor në vitin 2025. Presidentja Ursula von der Leyen tha:

“Vendet e Ballkanit Perëndimor mund të bëhen qendra për prodhimin, magazinimin dhe furnizimin me energji të pastër për pjesën tjetër të Evropës. Ne po ndërtojmë një energji të re, një shtyllë të re për energjetikë, jo vetëm për Ballkanin Perëndimor, por për të gjithë Evropën.”

Kjo më shtyu të hyj më thellë, të filloj të mendoj se çfarë mund të ofrojmë ne dhe arrita në këtë përgjigje dhe besoj se kjo iniciativë mund të japë një përgjigje shumë të mirë për të gjitha sfidat me të cilat po përballemi dhe do të përballemi, por në të njëjtën kohë do të krijojë edhe mundësi që të zhvillohemi.

Kur flasim për këto 26 miliardë euro, kjo është shumë më tepër se PBB-ja e vendit tim. Është rreth 2.5 herë më shumë se PBB-ja nominale e Malit të Zi, afërsisht sa PBB-ja nominale e Shqipërisë dhe shumë më tepër se ajo e Kosovës. Është afërsisht në të njëjtin nivel, por disi më pak se ajo e Bosnjës dhe Hercegovinës. Ky është potenciali ynë dhe ne jemi ata që vendosim nëse do të njihemi për të dhe nëse të tjerët do ta njohin këtë potencial tonin.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo