Mickoski në Forumin Rajonal për Klimën, Tranzicionin Energjetik dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm në Ballkanin Perëndimor – MEF 2026





Sot, më 01.06.2026 (e hënë), në orën 16:00, Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, do të marrë pjesë dhe do të mbajë fjalim në Forumin Rajonal për Klimën, Tranzicionin Energjetik dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm në Ballkanin Perëndimor – MEF 2026, i cili do të mbahet në hotelin “Hilton”, në Shkup.

Forumi mbahet sot dhe nesër nën moton “Avancim i qëndrueshmërisë klimatike dhe tranzicionit energjetik në rrugën drejt COP31” dhe organizohet në partneritet me Delegacionin e Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut dhe Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, si një nga platformat më të rëndësishme rajonale për diplomacinë klimatike në Evropën Juglindore.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo