Me 36 % të votës elektorale mungon legjitimiteti qeverisës!

Shkruan: Florim Zeqa, 20.06.2026

Kam qenë kundër marrëveshjes së 19 prillit 2013, jam edhe sot e përgjithmonë, por një gjë nuk e kam të qartë, pse Albin Kurti për gjashtë vite qeverisje me vendin nuk e inicoj rishikim e asaj marrëveshje fatkeqe për vendin fillimisht në Qeveri, pastaj edhe në Kuvendin e Kosovës për të provuar votën kundër!

Qeveri gjithëpërfshirëse për evitimin e ngërçit politik

Edhe pse ende nuk janë shpallur rezultatet përfundimtare nga KQZ, dihet partia fituese, partia e dytë, e tretë, e katërt e kështu më radhë. Bazuar në numrin e deputetëve që ka siguruar për në Kuvend, partia fituese pa asnjë problem mund ta formojë qeverinë me votat minoritare, mirëpo sërish problem do të kemi me zgjedhjen e Presidentit/es.

Kësaj radhe partitë opozitare me vetëm 47 deputet do ta kenë të vështirë që ta ndalojnë Albin Kurtin në skenarët e tij për dërgimin e vendit në zgjedhje të pafundme, por jo edhe të pamundur!

Bashkimi i partive opozitare me një ofertë të përbashkët për bashkëqeverisje, mund dhe duhet ta kushtëzoj Albin Kurtin që të mos e formojë qeverinë pa një marrëveshje paraprake për Presidnetin!

Ngase ‘nyja gordiane’ për zgjidhjen e të gjitha problemeve dhe evitimin e ngërçit politik qëndron tek zgjedhja e presidentit.

Në rrethanat e krijuara pas bojkotit qytetar të zgjedhjeve të 7 qershorit, e vetmja mundësi reale për evitimin e zgjedhjeve të reja të jashtëzakonshme është krijimi i një qeverie gjithëpërfshirëse.

Nuk ka asnjë lloj logjike për çuarjen e vendit në zgjedhje pa një alternativë të re politike, ngase partitë aktuale e dëshmuan forcën e tyre (i)reale! Nëse vendi shkon shpejt në zgjedhje, LVV nuk mund të ngritet më shumë se kaq, sikurse edhe partitë opozitare, nuk e kanë luksin të bëjnë eksperimente politike pa një reformim të thellë.

Qytetarët i kanë dhënë besimin Albin Kurtit për qeverisje dhe duhet të qeverisë me vendin dhe jo ta dërgojë në zgjedhje

Kosova ka humbur shumë kohë, ka humbur shumë përspektiva zhvillimore, ka humbur me qindra miliona nga bashkësia ndërkombëtare dhe rrezikon ta humbas edhe ‘Projektin e Gazit Amerikan’!

Me humbjen edhe të ‘gazit amerikan, Kosova do ta pësoj një goditje të rënd jo vetëm në aspektin energjetik, por edhe të sigurisë dhe të zhvillimit ekonomik afatëgjatë të vendit tonë!

Andaj duam qeverisje stabile dhe jo kriza të njëpasnjëshme, duam mirëqeverisje dhe jo abuzim me shtetin. Ngase partia fituese ka përgjegjësi shtetërore dhe morale para qytetarëve që të sillet në mënyrë të përgjegjshme ndaj besimit të tyre.

Qytetarët i kanë dhënë besimin Albin Kurtit për qeverisje dhe duhet të qeverisë me vendin dhe jo ta dërgojë vendin në zgjedhje të panevojshme, kur edhe tani po e pranon, se zgjedhjet e 7 qershorit ishin të panevojshme!

Në këtë ikje të Albin Kurtit nga qeverisja e vendit, e shoh ikjen nga ballafaqimi me bashkësinë ndërkombëtare, përkatësisht në ikjen e implementimit të marrëveshjeve ndërkombëtare që ka nënshkruar Kosova në Bruksel, Uashingon dhe aneks marrëveshjen e Ohrit!

Kurti e di mirë që arrëveshjet ndërkombëtare janë obligative për Kosovën, e aq më tepër marrëveshja e 19 prillit të vitit 2013 e ratifikuar në Kuvendin e Kosovës, dhe vetëm aty (në Kuvend) mund të zhbëhet një marrëeshje e tillë e jo me ikje nga përgjegjësia politike!

Me mosdaljen e rreth 64 % të elektoratit në zgjedhje, u ndëshkuan të gjitha partitë pa dallim.

Sikurse LVV si fituese e zgjedhjeve që nuk ka arsye të mburret me votën e 36-shit, as partitë opozitare nuk mund ngushëllohen me humbjen e zgjedhjeve të 7 qershorit!

Opozita e bashkuar jo vetëm që mund ta rrisë fuqinë negociuese me Albin Kurtin, mund ta kushtëzojë këtë të fundit që të lëshojë pe, gjegjësisht të reflektojë për kompromis politik!

Në të kundërtën, nëse Albin Kurti e refuzon kategorikisht opozitën e bashkuar, atëherë hapet rruga për diçka tjetër!

Që i bie se, në rast të kundërshtimit autoritar nga Albin Kurti, opozita e ka të drejtën e kërkimit të ndihmës së bashkësisë ndërkombëtare për dalje nga ngërçi politik, ashtu siç kishte ndodhur me zgjedhjen e presidentes Jahjaga në vitin 2011 përmes zarfit famoz!

Kështu pra, pas bojkotit qytetar, vetëm një qeverisje gjithëpërfshirëse i shkon për shtati aktualitetit politik në Kosovë, kur asnjëra parti nuk e ka legjitimitetin e plotë për të qeverisur vendin me 36 % të votës elektorale kundrejt bojkotit prej 64 % të popullatës shqiptare në Kosovë!

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo