Me ftesë të Parlamentit të Republikës së Kroacisë, Qendrës për Bashkëpunim në
Siguri RAKVIAK (RACVIAC), Zyrës së OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe të
Drejtat e Njeriut (OSBE ODIHR) dhe Qendrës për Qeverisjen e Sektorit të Sigurisë DCAF
(DCAF), nga 1-3 qershor 2026 në Zagreb, Republika e Kroacisë, anëtarët e Komisionit për
Mbrojtje dhe Siguri po marrin pjesë aktive në Konferencën Vjetore Rajonale të Komisioneve
Parlamentare për Mbrojtje dhe Siguri të vendeve të Evropës Juglindore.
Qëllimi i konferencës është t’u ofrojë pjesëmarrësve mundësinë për të biseduar
procedurat dhe mekanizmat parlamentare për mbikëqyrje në fushën e mbrojtjes dhe
sigurisë.
Sipas agjendës, gjatë konferencës do të diskutohen tre panele me temë: “Mbikëqyrja
parlamentare e Sektorit të Mbrojtjes dhe Sigurisë – gjendja momentale dhe praktikat e mira,
mbrojtja e të drejtave dhe përgjegjësive të pjesëtarëve të forcave të armatosura dhe
policisë në Evropën Juglindore dhe Kodi i Sjelljes i OSBE-së si Kornizë Normative për
Mbikëqyrjen Parlamentare të Mbrojtjes dhe Sigurisë”.
Një fokus i veçantë i vihet edhe rritjes së bashkëpunimit ndërparlamentar, si dhe
ruajtjes së dialogut, stabilitetit dhe paqes në Evropën Juglindore në kontekstin e sfidave
rajonale të sigurisë.
Në konferencë do të marrin pjesë deputetët e mëposhtëm nga Kuvendi i
Maqedonisë: Pavle Arsoski, kryetar i Komisionit, Brane Petrushevski dhe Oliver Spasovski,
anëtarë të Komisionit.
Kryetari i Komisionit, Pavle Arsoski, në fjalimin e tij, i njoftoi të pranishmit me çështjet
që lidhen me sektorin e sigurisë në Kuvend, mekanizmat ligjorë konkretë për mbikëqyrjen
parlamentare, arritjet pozitive dhe të rëndësishme, por edhe dobësitë dhe sfidat aktuale.
Për të tejkaluar sfida të tilla, Arsoski theksoi përpjekjet që po zbatohen në Kuvend,
siç janë angazhimi i ekspertëve të jashtëm të pavarur në kryerjen e mbikëqyrjes
parlamentare, përpjekja për të kryer mbikëqyrje të rregullt në vend të procedurave reaktive
dhe forcimi i bashkëpunimit me sektorin civil.
Arsoski vazhdoi duke theksuar se çelësi i mbikëqyrjes së suksesshme parlamentare
të sektorit të sigurisë qëndron në ekuilibrin thelbësor, përkatësisht në kushtin që shërbimet
e sigurisë të jenë efikase në mbrojtjen e interesave shtetërore dhe kombëtare, ndërsa në të njëjtën kohë të jenë të kontrolluara mjaftueshëm në mënyrë që të mos rrezikojnë të drejtat
kushtetuese dhe liritë e njeriut.