— Nuk është rastësi së pikërishtë kultura ka rënë në stadin më të ulët të tij.Ajo po rrinë e bllokuar në ripërtritjen thelbësore kulturore kombëtare.Rënia demografike, emigrimi dhe humbja e vetëbesimit të popullit lidhen drejtpërdrejt me pushtimin kulturor. Domethënë, një popull që nuk e ka kulturën dhe historinë e tij në nivelin e duhur, nuk mund të jetë sovran.Nuk po zbatojmë një politikë active kulturore të forcimit kombëtar.Është koha që populli të marrë përsipër kulturën e tij, sepse pa të nuk ka shtet të vërtetë…
Skënder MULLIQI
Ngjarjet e fundit më kriza politike dhe institucionale në dërgojnë të konkludimi së Kosova vuan nga një kulturë e dobët institucionale .Në vend që të ndërtojmë institucione të forta , të pavarura me rregulla të qarta dhe meritokraci, çdo qeveri po vendosin njerëz besnik në pozicione kyqe , që është “kapje e shtetit”.Kjo po bëhët në vazhdimësi, kur kemi njerëz të fortë intelektualisht, moralisht dhe kombëtarisht, të cilët mund ti dërgojnë proceset përpara.Nese një institucion përdorët vetëm kur I përshtet një partie, atëherë është instrumentalizim, jo patriotiozëm I vërtetë.Prandaj, po flasim për varësinë e institucioneve nga politika si një nga problemet më të ëmdha të shoqërisë moderne.Kosova fitoi sovranitetin territorial në vitin 1999, kur Serbia u dëbua nga Kosova më luftë.Ne vend që populli të merrte kontrollin e plotë të institucioneve të tij, ato përjetuan një pushtim të heshtuar nga mbrenda të njerëzve të cilët u inkuadruan në politikën e pas luftës, të cilët jemi dëshmitarë së nuk punuan mirë për shtet dhe mirëqenje të përgjithshme .Mos të harrojmë se në pushtet patem edhe elita të ish sistemit komunist jugosllav , dhe ende kemi. Sepse kushdo që kontrollon kulturën, kontrollon mendjet, identitetin dhe vetëdijen kolektive të njerëzve në planin afatgjatë. Kultura është fusha e betejës në të cilën formësohet ajo që brezat e ardhshëm do ta konsiderojnë normale.Kultura është arma më e fuqishme për hegjemoni afatgjate.Po imponohen axhenda ideologjike të ndryshme të cilat fshinë kombëtarën etj.Kultura jonë po mbahet formalisht e lirë si shumë çka tjetër, por në thelb e bllokuar nga logjika e vjetër mendore.Nuk është rastësi së pikërishtë kultura ka rënë në stadin më të ulët të tij.Ajo po rrinë e bllokuar në ripërtritjen thelbësore kulturore kombëtare.Rënia demografike, emigrimi dhe humbja e vetëbesimit të popullit lidhen drejtpërdrejt me pushtimin kulturor. Domethënë, një popull që nuk e ka kulturën dhe historinë e tij në nivelin e duhur, nuk mund të jetë sovran.Nuk po zbatojmë një politikë active kulturore të forcimit kombëtar.Është koha që populli të marrë përsipër kulturën e tij, sepse pa të nuk ka shtet të vërtetë.Nese nuk ndërtojmë institucione të rëndësishme shtetrore,atëherë nuk është e qartë së çfarë po ndërtojmë.Krizat politike dhe institucionale , nese vazhdojnë do të jenë pengesë e pa kapërcyeshme, që të kemi institucione të qendrueshme dhe të forta.Është nevojë urgjente ndryshimi i mentalitetit politikë, që mos të shkatërrohet pastaj çdo gjë.Ne po e përmendim këtë jo si një kujtesë se për çfarë lloj njerëzish po flasim, kjo është e ditur nga të gjithë, por për të na kujtuar faktin se në të vërtetë po flasim për institucionet më të rëndësishme të shtetit tone, presidentin ,kryeministrin dhe të gjitha organet tjera relevante të shtetit.E jo kjo çfarë po shohim dhe përjetojmë, duke mos u formuar organet për një kohë shumë të gjatë, është jashtë çdo logjike të shëndosh të njeriut.E duket së shumë njerëz të politikës së sotme nuk janë menderishtë mirë.Ne të kundërtën nuk do të përballëshim kaq gjatë më kriza të cilat po na fundosin si shtet dhe si komb…