KF Shkëndija e Haraçinës përforcohet me një lojtar nga Brazili





KF Shkëndija Haraçinë 77 prezanton përforcimin e parë për sezonin e ri në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut.
“Futbollisti brazilian Mateus Lemos i bashkohet familjes sonë, duke sjellë përvojën e tij nga futbolli vendor dhe ndërkombëtar. Lemos më herët ka mbrojtur ngjyrat e FK Vardar dhe Makedonija Gjorçe Petrov, me të cilën ka fituar edhe Kupën e Maqedonisë.
Me shumë përkushtim dhe ambicie, vazhdojmë ndërtimin e një ekipi konkurrues për sfidat e reja që na presin.
Suksese Mateus, bashkë drejt objektivave të reja!”, thuhet në njoftimin e Shkëndijës së Haraçinës.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo