Istigball Sport ka arritur një fitore dramatike në ndeshjen e katërt, duke mposhtur Iliria e Fushë-Krujës me rezultatin 5:4 në një përballje plot kthesa dhe emocione shkruan Tetovasot.
Skuadra nga Tetova e nisi ndeshjen në mënyrë të shkëlqyer, duke kaluar në epërsi të thellë 4:1, por më pas Iliria arriti të rikthehet fuqishëm duke barazuar rezultatin dhe duke e çuar sfidën në një finish të tensionuar.
Heroi i ndeshjes ishte Leard Salihi, i cili shënoi dy gola dhe realizoi edhe penalltinë vendimtare që i dha fitoren skuadrës së tij. Golat e tjerë për Istigball Sport u shënuan nga Dion Livoreka, Omer Ramadani dhe Leart Salihi.
Pas ndeshjes, koordinatori Habil Livoreka dhe trajneri Hakan Mustafa vlerësuan karakterin e skuadrës, duke theksuar se rikthimi i kundërshtarit e bëri fitoren edhe më të rëndësishme, por ekipi tregoi qetësi në momentet vendimtare.
Istigball Sport vazhdon serinë pozitive të rezultateve, duke konfirmuar formën e mirë në këtë fazë të garave.Tetovasot