Policia Financiare dhe Prokuroria e Krimit të Organizuar kanë zhvilluar aksion dhe bastisje në disa lokacione. Sipas informacioneve të Alsat, në mesin e personave të arrestuar është ish drejtori i Doganave, Stefan Bogoev.
Informacionin e kanë konfirmuar edhe nga Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dukë mos dhënë më shumë detaje mbi aksionin që sipas saj vazhdon akoma. Bogoev dhe disa persona të tjerë dyshohen për shpërdorime financiare në Dogana. Ai ishte drejtor i këtij institucioni nga viti 2023 deri në korrik të vitit 2024./Alsat