Inteligjenca Artificiale me kosto të lartë për mjedisin





Brenda vitit 2030 IA do të konsumojë ujin e nevojshëm për 1.3 miliardë banorë të Tokës. Konsumi i energjisë përllogaritet në 945 terawattore elektricitet, që në terma të tjera, është energjia e nevojshme për 650 mln banorë që jetojnë në Pakistan, Bangladesh dhe Nigeri së bashku. Të dhënat janë bërë publike nga një raport i OKB mbi kostot mjedisore të IA dhe gjurma e saj në ujë, ajër e tokë. Këtu përfshihet gjithë zinxhiri i nevojshëm për funksionimin e inteligjencës artificiale, përfshirë ndërtimin e “data center”, përdorimi i saj normal e deri tek mbetjet elektronike.

Studimi ka analizuar raste reale të ndodhura, ku një ndër to është çështja e Irlandës, ku janë realizuar shumë “data center”, pra fabrika të mirëfillta për IA, e ku në 2023 kanë konsumuar 21% të elektricitetit, duke tejkaluar atë që konsumon popullsia urbane.

Gjithashtu edhe rasti i Uruguajit, ku projektet për një “data center” me konsum të lartë hidrik, përkuan me thatësirën ekstreme në 2023, ku u shteruan rezervat e ujit të ëmbël në Montevideo, duke e bërë edhe ujin e rubinetit jo të pijshëm, pasi uji përdoret për procesin e ftohjes së procesoreve IA. OKB thekson gjithashtu se raporti nuk është një akuzë ndaj IA, por transformimi teknologjik kërkon një apel për përdorimin e saj me përgjegjësi dhe plane të mirëfillta për rregullimin dhe evitimin e impakteve të padëshiruara, për ta bërë gjithë industrinë të përshtatshme ndaj mjedisit.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo