Gjendet pranë kufirit me Greqinë një granatë e pashpërthyer me rrezik të lartë





Në zonën e quajtur “Kjupot”, në jugperëndim të Gjevgjelisë dhe afër kufirit shtetëror me Greqinë, është zbuluar sot një granatë artilerie 75 mm që daton nga Lufta e Parë Botërore, njoftoi Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH). Bëhet fjalë për një mjet të pashpërthyer, i cili është siguruar menjëherë nga shërbimet përkatëse.

Sipas piroteknikëve të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH), granata e gjetur pranë kufirit me Greqinë paraqet rrezik të madh, pasi mund të ketë efekt vdekjeprurës në një distancë deri në 150 metra. Ata theksojnë se mjafton edhe një goditje e vetme që ajo të aktivizohet dhe të shpërthejë.

Pirotekniku i DMSH-së, Gjorgji Stefanov, sqaroi se bëhet fjalë për një predhë topi nga Lufta e Parë Botërore, e cila me shumë gjasë është qëlluar në atë kohë, por nuk ka shpërthyer dhe ka mbetur aktive. Sipas tij, edhe prekja ose goditja më e vogël mund të sjellë një shpërthim të menjëhershëm, pasi ky është një municion tejet i rrezikshëm, me pasoja potencialisht fatale brenda një rrezeje prej rreth 150 metrash.

Autoritetet kanë bërë të ditur se granata do të transportohet për t’u asgjësuar në mënyrë të sigurt në poligonin ushtarak të Krivolakut, duke ndjekur procedurat përkatëse për shkatërrimin e municioneve të pashpërthyera.

Ndërkohë, Angelov u ka bërë thirrje qytetarëve që, nëse hasin objekte të dyshimta që ngjasojnë me mjete shpërthyese, të mos i prekin dhe t’i denoncojnë menjëherë në numrin 112.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo