Elite Sports vazhdon të shkruajë histori suksesi në futbollin e të rinjve. Ekipi U13 do të përfaqësojë me krenari ngjyrat e tij në turneun ndërkombëtar Foot F’est, që do të zhvillohet më 6 dhe 7 qershor në Francë informon Tetovasot.
Të rinjtë e talentuar, nën drejtimin e trajnerit Visar Mulaj, janë gati për një eksperiencë të paharrueshme, ku përballë skuadrave nga vende të ndryshme do të kenë mundësinë të tregojnë cilësitë e tyre dhe të fitojnë përvojë të vlefshme ndërkombëtare.
Në përbërje të ekipit janë: Naim Haxhiu, Heris Kllapija, Edon Hadergjonaj, Art Batfijari, Kladjan Hadergjonaj, Ledri Pajaziti, Halil Zukaj, Adis Gerdellaj, Miad Kasami, Eden Avdylaj dhe Kerim Gjuraj.
Pjesëmarrja në një turne të këtij niveli është një tjetër dëshmi e punës së madhe që po bëhet në zhvillimin e futbollistëve të rinj, ndërsa për këta djem kjo është një mundësi për të krijuar kujtime të bukura dhe për të matur forcat me bashkëmoshatarë nga vende të ndryshme.
“Les amis de Foot F’est, on arrive!” – Miqtë e Foot F’est, po vijmë!