E rëndë: E reja nga Kosova humbi jetën në një aksident në Gjermani





Një vajzë e re nga fshati Damanek i Malishevës dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku në Gjermani.

Për vdekjen e Rina Krasniqit kanë raportuar fillimisht mediat lokale të Malishevës, ndërsa lajmi është konfirmuar edhe nga faqja e fshatit Damanek në Facebook.

Deri më tani nuk janë bërë të ditura rrethanat e aksidentit apo detaje të tjera lidhur me ngjarjen.

Në njoftimin në Facebook thuhet se për kohën dhe vendin e ceremonisë së varrimit familja do të njoftojë më vonë./Klankosova.tv

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo