Dyfytyrësia e VV-së: Heshtën për protestat masive në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së dhe për gjuhën shqipe në Maqedoni, tani ngrihen kundër Qeverisë Rama

Përfshirja e zyrtarëve të lartë dhe aktivistëve të VV-së në protesta kundër Qeverisë Rama në Tiranë po kritikohet ashpër në Kosovë dhe Shqipëri. Kjo pasi një gjë e tillë po konsiderohet si ndërhyrje në punët e brendshme të shtetit shqiptarë.

Këto veprime të partisë së Albin Kurtit po kritikohet edhe për disa arsyeje tjera. Aktivistët e VV-së që janë aktivizuar në Tiranë për rrëzimin e Edi Ramës nuk kishin protestuar për disa kauza kombëtare me rendësi të madhe për shqiptaret në rajon.

Paria e partisë së Albin Kurtit që po i mbështet dhe po merr pjesë aktive në këto protesta kishte heshtur për protestat e mëdha të shqiptarëve kundër padrejtësive që po iu bëhen ish-krerëve të UÇK-së në Hagë tash e gjashtë vite. As “Grupi i Tiranës” brenda VV-së dhe as zyrtarët tjerë që kanë dalë në mbështetej të protestave në Tiranë nuk kanë përkrahur protestat për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqn, të cilat ishin organizuar në Prishtinë, Tiranë, Shkup dhe vende të tjera të Evropës.

Këta zyrtarë kishin heshtur edhe në raport me protestat në mbrojtje të gjuhës shqipe në Maqedoni të Veriut, të cilat shin organizuar nga studentët shqiptar.

Heshtja ndaj këtyre çështje të mëdha kombëtare dhe aktivizimi në protestat kundër Qeverisë Rama dhe investimeve amerikane në Shqipërisë po konsiderohet si dyfytyrësi e VV-së.

Duke e komentuar këto veprime, analisti Arton Demhasaj ka vlerësuar se zyrtarët e lartë të VV-së aktivizohen vetëm për interesa të tyre të ngushta.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se ata janë “patriotë të Ali Express-it”.

“U mbajtën protesta kombëtare në Prishtinë e Tiranë për mbrojtjen e krerëve të UÇK-së nga padrejtësitë në Hagë. Po ashtu, studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut u ngritën në protestë për një të drejtë kaq elementare: mbrojtjen e përdorimit të gjuhës shqipe! Ndërkohë, ku janë “patriotët” e Vetëvendosjes? Pse nuk u panë gjëkundi në këto kauza jetike kombëtare?! ​Por, kur vjen puna për të protestuar në Tiranë kundër investimeve amerikane apo kundër Ramës, këta janë të parët në rresht. Aktivizohen me sekonda për interesa politike”, ka shkruar ai, duke dhënë detaje tjera.

“Patriotë të Ali Express-it që rrahin gjoksin vetëm kur u shërben agjendave të tyre të ngushta, por që zhduken kur kombi ka nevojë për unitet dhe mbrojtje të dinjitetit!”, ka shkruar ai.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo