Dimitrieska-Koçoska: Euroobligacioni i emetuar në vitin 2020 në vlerë të përgjithshme prej 700 milionë eurosh u pagua plotësisht





2 qershor 2026, Shkup – Sot, Ministria e Financave realizoi pagesën prej 327.9 milionë eurosh (316.3 milionë euro për principalin dhe 11.6 milionë euro për interesin), me ç’rast është përmbyllur plotësisht servisimi i detyrimit të euroobligacionit të emetuar në vitin 2020, në vlerë të përgjithshme prej 700 milionë eurosh.

Mjetet për servisimin e këtij detyrimi i siguroi shteti, përkatësisht Ministria e Financave, përmes emetimit të euroobligacionit gjatë muajit janar 2026. Një pjesë, përkatësisht 383.7 milionë euro u paguan parakohe në muajin shkurt 2026, ndërsa pjesa tjetër e euroobligacionit drejt poseduesve që nuk pranuan pagesën e parakohshme në muajin shkurt, u pagua sot.

“Me pagesën në vlerë prej 327.9 milionë eurosh, e shlyem plotësisht euroobligacionin prej 700 milionë eurosh, të emetuar në vitin 2020. Ajo është një pjesë e detyrimeve që ne si Ministri e Financave e servisojmë rregullisht dhe në kohë. Në gjysmën e dytë të vitit 2024, pasi morëm pushtetin, shlyem detyrime në vlerë prej 786 milionë eurosh. Gjatë vitit 2025 janë shlyer 2.198 miliardë euro, ndërsa gjatë vitit 2026 janë shlyer 1.571 miliardë euro, që në vlerë të përgjithshme, për gjithë këtë periudhë vlera është 4.556 miliardë euro”, thekson ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska.

Ministria e Financave ka qasje të kujdeshhme dhe serioze në menaxhimin e borxhit publik, ndërsa vendimi i shlyerjes së parakohshme të euroobligacionit solli kursime në buxhet prej 3.2 milionë eurove. Përcaktimi i tillë për menaxhimin e kujdesshëm të borxhit publik do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme përmes financimit të nevojave të shtetit në kohën e duhur dhe me kosto më të ulët të mundshme.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo