Çfarë fshihet pas stërvitjes së madhe të Serbisë? Flet eksperti i sigurisë

VidovdanShala: Nuk ka dyshim se zgjedhja e 28 qershorit – Vidovdanit – për zhvillimin e stërvitjes më të madhe të Ushtrisë së Serbisë mbart një simbolikë të fortë politike dhe historike
Ushtria e Serbisë do të zhvillojë më 28 qershor një stërvitje ushtarake në poligonin “Pasuljanske Livade”, në ditën kur në Serbi shënohet Vidovdani, që përkon me përvjetorin e Betejës së Kosovës. Në kuadër të aktivitetit pritet të prezantohet edhe armatimi më i ri i forcave të armatosura serbe.

ADVERTISING

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se kjo do të jetë stërvitja më e rëndësishme e organizuar deri më tani nga ushtria serbe.

Zgjedhja e datës 28 qershor, e njohur në Serbi si Vidovdan, ka një simbolikë të veçantë historike dhe kombëtare, pasi lidhet me Betejën e Kosovës të vitit 1389 dhe konsiderohet një nga datat më të rëndësishme në kalendarin politik dhe historik serb.

Eksperti i sigurisë, Drizan Shala ka deklaruar se zgjedhja e 28 qershorit (Vidovdanit) për stërvitjen më të madhe të Ushtrisë së Serbisë ka simbolikë të fortë politike, veçanërisht ndaj Kosovës.

Овој природен лек ќе се ослободи од проширените вени за 2 недели.
Здравје

The Sad Truth About Dirty Dancing’s Cast You Never Knew
Zestradar

Meet The Giant 18-Inch Leech Of Nightmares
Zestradar
Megjithatë, ai thekson se vlerësimi profesional nuk duhet të bazohet vetëm te simbolika, por edhe te analiza e njësive ushtarake të angazhuara dhe skenarit operacional, për të kuptuar qëllimin real të stërvitjes.

“Nuk ka dyshim se zgjedhja e 28 qershorit – Vidovdanit – për zhvillimin e stërvitjes më të madhe të Ushtrisë së Serbisë mbart një simbolikë të fortë politike dhe historike. Kjo datë është pjesë e identitetit kombëtar serb dhe përdorimi i saj për një demonstrim të fuqisë ushtarake përçon një mesazh politik, si për opinionin e brendshëm, ashtu edhe për rajonin, veçanërisht për Kosovën. Megjithatë, një analizë profesionale e sigurisë nuk mund të mbështetet vetëm te simbolika. Për të kuptuar qëllimin real të stërvitjes, duhet të analizohen elementet ushtarake që e përbëjnë atë.

Së pari, duhet identifikuar se cilat njësi marrin pjesë në ushtrim. A janë të angazhuara brigadat e këmbësorisë, njësitë e mekanizuara dhe të blinduara, artileria, forcat speciale, aviacioni ushtarak, mbrojtja kundërajrore apo komponentët e luftës elektronike? Struktura e forcës pjesëmarrëse është treguesi i parë i natyrës së stërvitjes.

Së dyti, duhet analizuar skenari operacional. A simulohet mbrojtja e territorit, kundërsulmi, operacionet ofensive, marrja dhe mbajtja e një objektivi, neutralizimi i një qendre komanduese, operacionet në thellësi apo integrimi i zjarrit ndërmjet forcave tokësore dhe ajrore? Vetëm analiza e misionit taktik mund të tregojë se cilat aftësi po testohen”, thotë ai.

Më tej, Shala thekson se për të kuptuar qëllimin real të stërvitjes duhet të analizohen edhe sistemi i komandimit, inteligjenca, lufta elektronike, mbështetja logjistike dhe ritmi i mobilizimit.

Sipas tij, vetëm pas një analize të plotë në nivel taktik, operacional dhe strategjik mund të vlerësohet nëse stërvitja synon demonstrim force, rritje të gatishmërisë luftarake apo dërgimin e një mesazhi më të gjerë strategjik.

“Një element tjetër kyç është sistemi i komandimit dhe kontrollit (C2), integrimi i inteligjencës, zbulimit dhe vëzhgimit (ISR), përdorimi i luftës elektronike (EW), mbështetja logjistike dhe ritmi i mobilizimit. Këto komponentë tregojnë nëse kemi të bëjmë me një ushtrim rutinë, një demonstrim force apo një testim të gatishmërisë operacionale për skenarë më kompleksë.

Vetëm pasi të analizohen këta indikatorë mund të nxirret një vlerësim në tre nivele:

• Taktik – çfarë misioni konkret po ushtrojnë njësitë dhe cilat objektiva simulojnë në terren.

• Operacional – nëse stërvitja demonstron aftësinë për të koordinuar formacione të mëdha dhe për të zhvilluar operacione të kombinuara.

• Strategjik – çfarë mesazhi synon të dërgojë Serbia përmes kësaj stërvitjeje dhe si lidhet ai me objektivat e saj të politikës së sigurisë.

Prandaj, ndërsa data e zhvillimit të ushtrimit mbetet një element me simbolikë të qartë politike, vlerësimi profesional duhet të mbështetet mbi analizën e përbërjes së forcave (Order of Battle – ORBAT), skenarit operacional, objektivave të misionit dhe kapaciteteve që testohen. Vetëm atëherë mund të përcaktohet me saktësi nëse stërvitja synon thjesht demonstrimin e fuqisë, rritjen e gatishmërisë luftarake apo dërgimin e një mesazhi strategjik më të gjerë”, – përfundon ai për “Bota sot”.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo