Ardi Alija – një talent tetovar që po shkëlqen në futbollin gjerman

Futbollisti tetovar Ardi Alija vazhdon të tërheqë vëmendjen me paraqitjet e tij të shkëlqyera në futbollin gjerman, ku aktualisht perfundoi në sezon të shkëlqyer me skuadrën **FC 03 Radolfzell**.

Hapat e parë në futboll Ardi i hodhi te **KF Shkëndija **, klubi më i njohur në Tetovë, ku kaloi të gjitha grupmoshat dhe u zhvillua si një nga talentet më premtues të gjeneratës së tij. Falë talentit, përkushtimit dhe punës së palodhshme, ai arriti të bëjë hapin e madh në karrierë, duke iu bashkuar skuadrës gjermane FC 03 Radolfzell gjatë afatit kalimtar të vitit 2026.

Ardi është një futbollist shumë i gjithanshëm, i aftë të luajë në disa pozita të rëndësishme në fushë, si **qendërmbrojtës (CB)**, **mesfushor defensiv (CDM)** dhe **mesfushor qendror (CM)**. Leximi i lojës, disiplin taktik dhe aftësia për t’u përshtatur në role të ndryshme e bëjnë atë një lojtar shumë të vlefshëm për çdo skuadër.

Ai preferon këmbën e djathtë, që është arma e tij më e fortë, por luan edhe me të majtën e tij.Ardi kontribuon si në fazën mbrojtëse ashtu edhe në organizimin e lojës. Ai vazhdon të punojë intensivisht në aspektin profesional, me synimin që një ditë të veshë fanellën e një klubi të madh ndërkombëtar.

Paraqitjet e tij të fundit tregojnë qartë potencialin që posedon ky futbollist i ri Tetovar. Për të kuptuar më mirë cilësitë dhe aftësitë e tij në fushë, ndiqni videon përmbledhëse të realizuar nga **Sporti Sot**, e cila përfshin materiale nga ndeshjet e tij te FC 03 Radolfzell dhe KF Shkëndija.

**Për më shumë, shikojeni videon në linkun më poshtë ⬇️

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo