Aksident me vdekje në aksin Pogradec–Qafë Thanë





Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në aksin Pogradec–Qafë Thanë, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierat mbrojtëse.

Si pasojë e përplasjes së fortë, drejtuesi i mjetit ka humbur jetën në vendngjarje.

Gjithashtu, një pasagjer që ndodhej në automjet ka mbetur i plagosur. Sipas informacioneve paraprake, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo