Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali: Një tjetër sukses konkret evropian – 65,7 milionë euro për Maqedoninë e Veriut

Republika e Maqedonisë së Veriut siguroi 65,7 milionë euro në kuadër të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor dhe Mekanizmit për Reforma dhe Rritje, si rezultat i reformave të realizuara dhe progresit konkret të arritur në muajt e fundit.
Ky rezultat paraqet një konfirmim të fuqishëm për përkushtimin institucional, koordinimin ndërinstitucional dhe seriozitetin në zbatimin e Agjendës Reformuese. Në periudhën e tretë raportuese, shteti raportoi 21 hapa reformues të realizuar, prej të cilëve 16 janë vlerësuar pozitivisht, ndërsa tre hapa janë realizuar para afatit të paraparë.

Në kuadër të këtij cikli monitorimi janë ndjekur gjithsej 44 hapa reformues, ndërsa institucionet vazhdojnë intensivisht punën edhe për reformat që ndodhen në grejs-periudhë deri në qershor dhe dhjetor 2026.

Reformat tashmë po japin rezultate konkrete në sektorë kyç, përfshirë:

* metodologji të re për financimin e arsimit fillor dhe të mesëm;
* internet dhe pajisje IT në 160 shkolla fillore;
* avancim të shërbimeve digjitale dhe identitetit elektronik;
* reforma në menaxhimin e financave publike;
* transparencë më të madhe institucionale dhe ulje të procedurave burokratike.

Nga 65,7 milionë eurot e miratuara:

* 30,6 milionë euro do të transferohen drejtpërdrejt në buxhetin shtetëror;
* pjesa tjetër do të dedikohet për projekte zhvillimore dhe investime strategjike përmes Kornizës Investuese për Ballkanin Perëndimor.

Ky rezultat konfirmon se integrimi evropian po shndërrohet në investime konkrete, mbështetje reale dhe përfitime të drejtpërdrejta për qytetarët. Rruga drejt Bashkimit Evropian mbetet prioritet strategjik i shtetit dhe institucionet do të vazhdojnë me të njëjtin ritëm në realizimin e reformave dhe obligimeve evropiane.

LIDHËSE: https://www.youtube.com/live/zPpeNHw7SBQ?si=vnU9jvCJyvFjjgqS

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo