Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Albrim Hoxha, është zgjedhur nënkryetar i Konferencës rajonale të FAO-s, konferenca më e madhe e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) për ushqim dhe bujqësi, që po mbahet në Taxhikistan.
Ky është një vlerësim për vendin dhe dëshmi se përfaqësimi serioz, profesional dhe dinjitoz i qeverisjes VLEN po vlerësohet edhe në forumet më të rëndësishme ndërkombëtare.
Për qeverisjen VLEN, bujqësia mbetet një nga shtyllat kryesore për zhvillimin e zonave rurale, mbështetjen e prodhuesve vendorë dhe krijimin e më shumë mundësive për qytetarët që jetojnë dhe punojnë nga toka e tyre.
Ky angazhim është në përputhje me vizionin programor të VLEN-it për punë, zhvillim ekonomik, mbështetje për prodhuesit vendorë dhe ndërtim të një shteti që krijon mundësi të barabarta për të gjithë.