Pas denoncimit të bërë nga një punonjëse e një marketi për vjedhjen e disa pijeve alkoolike nga dy persona, policia ka ndërmarrë masa të menjëhershme për zbardhjen e rastit.
Nga veprimet operative, është arritur të identifikohet dhe arrestohet A.C. (19) nga Tetova, i cili dyshohet se ka marrë pjesë në vjedhje. Ndërkohë, organet e rendit po vazhdojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen edhe të personit tjetër të përfshirë në rast, njofton TS.
Rasti është dokumentuar dhe ndaj të dyshuarit do të ngritet kallëzim përkatës pas kompletimit të procedurave hetimore.