Këtë pasdite, edhe Vinica do t’i bashkohet “Marshimit të Engjëjve”, në kujtim të viktimave të zjarrit tragjik në diskotekën Puls në Koçan.
Në tragjedinë që ndodhi humbën jetën 63 persona, kryesisht të rinj, ndërsa mbi 200 të tjerë u lënduan.
Sipas shoqatës qytetare 16 Mars 2025, tubimi do të mbahet në orën 16:45 në sheshin “Engjëlli i Vinickit”, ndërsa marshimi do të nisë në orën 17:05.
Organizatorët thonë se marshimi është një thirrje për drejtësi dhe për të mos lejuar që tragjedi të tilla të përsëriten më. Ata u kanë bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen në marshim për të shprehur solidaritet me familjet e viktimave dhe të lënduarit. Pritet që në marshim të marrin pjesë qytetarë nga disa qytete të vendit.