Në kuadër të fushatës kombëtare me moton “Dhurimi i organeve i jep kuptim më të lartë njerëzimit!”, bashkëpunëtori shkencor Aleksandar Gavrillovska Brzanov, zëvendës koordinator kombëtar për transplantim, përcjell një mesazh të fuqishëm në mbështetje të dhurimit të organeve.
Me një “Po” mund të shpëtojmë më shumë jetë njerëzish – dhurimi i organeve nuk është vetëm akt mjekësor, por edhe përgjegjësi morale dhe etike e çdo individi.
Transplantimi i organeve u mundëson marrësve të mos varen nga familjet e tyre, të kontribuojnë në komunitet dhe ta ndryshojnë shoqërinë për më mirë, thekson Dr. Gavrillovska Brzanov, duke shprehur falënderim të veçantë për familjet që, në momentet më të vështira të dhimbjes dhe humbjes, kanë vendosur t’i dhurojnë organet e të afërmve të tyre, duke treguar empati dhe humanizëm të jashtëzakonshëm.
Ministria e Shëndetësisë në kuadër të fushatës kombëtare për avancimin e dhurimit të organeve, vazhdon me aktivitete për ngritjen e vetëdijes tek qytetarët që të deklarohen si dhurues organesh dhe në këtë mënyrë të lënë një pjesë të vetes që do të vazhdojë të jetojë.
https://mail.google.com/mail/u/0/#inbox/FMfcgzQgLsFHWNXTVBWLczfwQJtcKdGg?projector=1