Victoria Beckham: Unë punoj edhe kur jam në pushime, fshihem nga familja ime





Ish-anëtarja e grupit pop Spice Girls, Victoria Beckham, ka pranuar se e ka të vështirë të shkëputet nga puna edhe kur është me pushime.

Këngëtarja 52-vjeçare, e cila ka ndërtuar një karrierë të suksesshme në modë dhe kozmetikë, zbuloi se ndonjëherë fshihet nga familja e saj për të vazhduar punën.

Ajo thotë se shpesh gjen justifikime për t’u larguar nga bashkëshorti i saj, David, dhe fëmijët e tyre për të përmbushur angazhimet e punës. “Di si të fshihem në banjo gjatë pushimeve për të bërë telefonata dhe për të dërguar email-e pa e ditur familja ime, sepse nuk mund të fikem. Kjo nuk është vetëm punë”, tha ajo, sipas Daily Express.

Victoria e lançoi markën e saj në vitin 2008 me një koleksion prej dhjetë fustanesh në Nju Jork, e vendosur që projekti i saj të mos shihej si një modë kalimtare. Burri i saj më vonë investoi në biznes, duke siguruar rreth 30 milionë dollarë përmes DB Ventures.

Pavarësisht kësaj, ajo theksoi se e konsideron gjithçka që bëjnë një sipërmarrje të përbashkët. Disa vite më parë, marka e saj ishte në borxhe prej rreth 68 milionë dollarësh, por pas një periudhe të gjatë humbjesh, më në fund filloi të operonte me fitim në vitin 2022, kryesisht falë linjës së saj të makijazhit.

Victoria Beckham: Unë punoj edhe kur jam në pushime, fshihem nga familja ime

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo