U ndalua himni kombëtar në Kongres të VLEN-it, jep dorëheqje edhe kryetari i degës Zvicër





Njoftim për Dorëheqje

Unë, Rahman Ramadani, në cilësinë e Kryetarit të Degës së VLEN-it në Zvicër, jap dorëheqje të parevokueshme nga të gjitha funksionet dhe përgjegjësitë e mia në këtë subjekt politik.

Ky vendim vjen si rezultat i pakënaqësive të vazhdueshme lidhur me mungesën e transparencës, anashkalimin e strukturave dhe aktivistëve, si dhe mospërfshirjen në proceset e rëndësishme të vendimmarrjes.

Falënderoj sinqerisht të gjithë bashkëpunëtorët, aktivistët dhe qytetarët që kanë qenë pjesë e këtij rrugëtimi politik dhe që më kanë mbështetur gjatë angazhimit tim.

Rrugëtimin tim politik dhe shoqëror do ta vazhdoj pranë z. Fatmir Limani, me përkushtim dhe përgjegjësi ndaj qytetarëve.

Zvicër, 10.05.2026

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo