Turqia prezanton raketën e parë balistike ndërkontinentale me rreze prej 6000 kilometrash





Turqia ka prezantuar për herë të parë raketën e saj balistike ndërkontinentale, të quajtur “Yildirimhan”, gjatë panairit ndërkombëtar të mbrojtjes dhe hapësirës ajrore SAHA 2026 në Stamboll.

Sipas të dhënave teknike të ekspozuara, raketa ka një rreze veprimi prej rreth 6 mijë kilometrash dhe mund të arrijë shpejtësi nga Mach 9 deri në Mach 25.

Ajo është e pajisur me katër motorë raketorë me karburant të lëngshëm dhe përdor si oksidues tetroksid azoti. Nuk janë bërë publike detaje të mëtejshme mbi përdorimin operacional të sistemit.

Turqia prezanton raketën e parë balistike ndërkontinentale me rreze prej 6000 kilometrash

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo