Tragjedi në Vrapçisht: Bariu nga Forina gjendet i vdekur pranë rrugës në ndërtim





Një ngjarje e rëndë ka tronditur rajonin e Vrapçisht, ku një bari është gjetur pa shenja jete pas raportimit për zhdukjen e tij.

Sipas policisë, A.I. (63) nga Forinë ishte larguar nga shtëpia dhe punonte si bari në një stan në rrethinën e Vrapçishtit.

“Pas kërkimeve në terren, ai është gjetur i vdekur në afërsi të një rruge që po ndërtohej nga një kompani private”, njoftojnë autoritetet.

Mjeku ka konstatuar vdekjen, ndërsa prokurori publik dhe policia kanë kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes.TS

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo