MPB njofton se gjatë mbrëmjes së kaluar, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë dhe DPB Gostivar kanë privuar nga liria dy persona të cilët drejtonin automjete pa dokumentacionin përkatës.
Rasti i parë është regjistruar më 09.05.2026 në ora 20:25 në blv. “Vidoe Smilevski Bato” në Tetovë, ku është ndaluar F.I. (18) nga fshati Xhepçisht i Tetovës, i cili drejtonte automjetin “Volkswagen Polo” pa patentë shoferi.
Më pas, më 10.05.2026 në ora 00:40 në fshatin Banjicë e Poshtme të Gostivarit, është privuar nga liria N.M. (56) nga fshati Padalisht, i cili drejtonte automjetin “Opel”, gjithashtu pa provim të dhënë për shofer.
Në të dyja rastet, sipas nenit 297-A të Kodit Penal, automjetet janë konfiskuar dhe pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj personave do të parashtrohen kallëzimet përkatëse.