Studentët me brohoritje nga protesta në Shkup: ” O Sa Mirë Me Qenë Shqiptar” (VIDEO)





Gjatë protestës që po mbahet në Shkup, studentët kanë vazhduar me brohoritje në mbështetje të kërkesave të tyre për përdorimin e gjuhës shqipe në provimin e jurisprudencës, raporton TS.

Në një moment të protestës, pjesëmarrësit janë dëgjuar duke kënduar dhe brohoritur “O sa mirë me qenë shqiptar”, duke krijuar atmosferë të fuqishme në qendër të qytetit.

Protesta po zhvillohet me pjesëmarrje të madhe studentësh, të cilët kërkojnë respektim të plotë të të drejtave gjuhësore dhe zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve në institucionet shtetërore./TS

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo