Spektakël në Botëror/ Shakira, Madonna dhe BTS do të performojnë në finale





Një botëror tërësisht amerikan! Kupa e Botës këtë vit vjen me risi dhe një shfaqje në pushimin mes pjesëve në finale, që do të jetë 25 minuta. Madonna, Shakira dhe grupi i K-pop-it BTS do të jenë performusit e shfaqjes në stilin e Super Bowl në finalen e Kupës së Botës këtë verë.

Turneu, i cili do të bashkë-organizohet nga Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe Meksika, përfundon me finalen në New Jersey më 19 korrik. Performancat para ndeshjes në raste të veçanta si finalja e Ligës së Kampionëve janë bërë të zakonshme, por kjo do të jetë hera e parë në një finale të Kupës së Botës.

Ylli kolumbian Shakira do të performojë këngën zyrtare të Botërorit, Dai Dai dhe kjo do të jetë performance e katërt për të në një Kupë Bote, pas Botërorit të vitit 2006 në Gjermani, atij të vitit 2010 në Afrikën e Jugut me këngën Waka Waka dhe pas Braziliit në vitin 2014 me këngën La la la.

Ndërkohë, shtatë anëtarët e BTS janë grupi muzikor më i shitur në historinë e Koresë së Jugut, me më shumë se 45 milionë albume të shitura. Për performancën është kujdesur Chris Martin i Coldplay dhe shfaqja do të mbledhë para për Fondin Global të Arsimit Qytetar të FIFA, një iniciativë që punon për të mbledhur 100 milionë dollarë për fëmijët në mbarë botën./abcnews.al

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo