Snopçe: Kryeministri po polarizon shtetin për interesa politike

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët Halil Snopçe kritikon qeverinë për përgjegjësi në tensione dhe ndikime të huaja.

Snopçe, deklaroi sot në seancën parlamentare se Ministri i Punëve të Jashtme mohoi që qeveria të kishte dërguar letër te partnerët e NATO-s dhe të BE-së lidhur me deklaratat e kryeministrit, sipas të cilave opozita shqiptare, përmes studentëve, po punon për destabilizimin e shtetit.

Snopçe kritikoi Ministrin dhe Kryeministrin edhe për vërejtjet mbi mungesën e flamujve shtetërorë në protesta. Ai tha se përpara se t’i krahasoni protestat me mungesë patriotizmi, qeveria duhet të përgjigjet për pyetjen themelore: Pse protestojnë studentët? Ajo që po thoni ju dhe kryeministri janë vetëm muhabete për pikë politike, theksoi depueti Halil Snopçe.

Deputeti akuzoi qeverinë e udhëhequr nga Hristijan Mickoski se është përgjegjëse për rritjen e tensioneve dhe polarizimeve të brendshme, që sipas tij e bëjnë shtetin më të ndjeshëm ndaj ndikimeve të jashtme.

Snopçe gjithashtu akuzoi qeverinë për rritjen e ndikimeve ruse, kineze dhe të ashtuquajturës “bota serbe”, përmes përfaqësuesve të saj që, sipas tij, veprojnë në favor të këtyre influencave.

Ai përmendi edhe çështje të sigurisë dhe rendit, duke thënë se gjatë këtij mandati “kalojnë tonelata marihuanë” përmes kufijve të vendit pa përgjigje adekuate, gjë që, sipas tij, e dobëson shtetin përballë përpjekjeve për destabilizim.

Snopçe rikujtoi gjithashtu se kryeministri kishte mohuar se kishte dëgjuar thirrje antishqiptare në një ngjarje në Kumanovë, edhe pse ishte prezent, dhe tha se kjo sjellje ka minuar besimin e të rinjve.

Prandaj edhe të rinjtë që protestojnë nuk përdorin flamuj shtetërorë, sepse nuk kanë besim te një kryeministër që sillet në atë formë.

Ai ngriti pyetje edhe rreth ndryshimit të deklaratës së kryeministrit për provimin e jurispodencës. Kush e detyroi kryeministrin ta ndryshojë deklaratën e tij? Ne e detyruam apo ato qarqe që dëshirojnë destabilizimin e shtetit? Si është e mundur që kryeministri, brenda 24 orëve, ta ndryshojë deklaratën? Snopçe përfundoi se mungesa e besimit te kryeministri është një nga arsyet pse studentët protestojnë pa flamuj shtetërorë.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo