Skandali me himnin shqiptar, Rami Mislimi – VLEN-it: “Nëse frikësoheni ju, nuk frikësohen shqiptarët”
Gazetari i portalit TS, Rami Mislimi, ka reaguar ashpër pas mosintonimit të himnit kombëtar shqiptar në Kongresin e parë të VLEN-it.
Sipas Mislimit, ky veprim përbën jo vetëm një gabim politik, por edhe një goditje simbolike ndaj identitetit shqiptar. Ai ka lëshuar akuza të drejtpërdrejta ndaj liderëve të VLEN-it, duke aluduar se ata mund të jenë të frikësuar nga kryeministri Hristijan Mickoski, por se shqiptarët nuk ndajnë të njëjtën frikë.
“O VLENUSHA, himni kombëtar nuk është vetëm muzikë, por simbol i identitetit, historisë dhe sakrificës së shqiptarëve ndër vite. Nëse ju frikësoheni me e lëshu, mos mendoni se edhe shqiptarët jashtë VLEN-it frikësohen!”, ka shkruar Mislimi.