Shumë politikanë të kohës sonë, tashmë të njohur për opinionin e gjerë, gjatë dekadave të karrierës së tyre politike, kanë ngritur pallate mbi djersën e popullit dhe kanë mbushur arkat e kontot me miliona euro. Disa prej tyre kanë krijuar pasuri që kapin shifra marramendëse 3, 5 apo 7 milionë euro sikur të donin ta blinin vetë përjetësinë ose do të jetojnë 200 vjet. Këta pseudopatriotë, të mbështjellë me flamurin e rremë të atdhedashurisë, sillen si kalorës të verbër të lakmisë, duke harruar se njeriu nuk merr me vete as tokë, as vila, as ar.Vetëm dy metre vend dhe një qivur.
Për më shumë se tridhjetë vjet të demokracisë, ata kanë gërryer themelet e shtetit si krimba të heshtur nën trungun e kombit. Janë bërë barrë e rëndë mbi shpinën e lodhur të këtij populli dhe mjegull që ia zë frymën zhvillimit normal të vendit. Kanë shtrirë rrënjët e kapitalit në çdo cep të atdheut e mëmëdheut, aq sa sot mezi i njohin pronat e tyre, e lëre më t’i menaxhojnë. Pasuritë e tyre janë ngritur si kështjella të dyshimta mbi hijet e korrupsionit dhe privilegjeve.
Kur e krahasojmë këtë kastë politike me udhëheqësit e ish-sistemit komunist-socialist, duhet të flasim me sinqeritet. Ish-udhëheqësit e Kosovës së para luftës, me të gjitha të metat e sistemit të asaj kohe, kishin një tjetër raport me jetën dhe popullin. Në vitin 1993, e mbaj mend një gazetar, kishte vizitue në shtëpinë e tij në Tasligje të ndjerin Fadil Hoxha. Ai tregon se ka hy me bindjen se do të shihja luksin e një njeriu që për më shumë se gjysmë shekulli ishte figura kryesore politike e Kosovës dhe Jugosllavisë.. Por aty më priti thjeshtësia. Në sallonin e tij pashë vetëm disa kauçë druri të mbuluar me qilima të thjeshtë prizrenas. Asnjë shkëlqim artificial, asnjë luks që të verbonte syrin me tri dhoma.
Ky ishte njeriu që kishte komanduar aradhat partizane të Sharrit në luftën e dytë botërore dhe që jetonte pothuajse njësoj si populli i tij. Ai nuk ndërtoi perandori ekonomike; ndërtoi kujtesë politike dhe një model modestie.
Një vit më vonë, në vitin 1994, një gazetar e drejtor “Fjala Jonë”, kishte intervisttuar edhe Mahmut Bakalli, Kryetar i Kosovës në banesën e tij afër Restaurant Rugovës. Edhe aty pashë të njëjtin standard jetese — pa luks, pa arrogancë, pa etje të pangopur për pasuri. Për atë klasë politike nuk u dëgjua kurrë se vraponte pas milionave apo pas jetës normale me banesë 3 dhomëshe; ata jetonin dhe frymonin me ritmin e popullit.Poashtu edhe sot Premieri i Kosovës Albin Kurti jeton ne mënyrë modeste në një banesë 3 dhomëshe. Në Tetovë kisha rastin të vizitoj shpesh shtëpine e Xhemail Vejseli,nje funkcionar i lart i Maqedonise,sepse isha shok me djalin e ti Rexhepin ë gjimnaz.Ai për 30 vite punë u la 3 djemve dhe dy vajzave nje shtëpi me 4 kat sejcili nga 3 dhoma.Dhe ata fëmi modest, te gjithë me fakultet dhe i shifshim duke ecë në këmbë ose me bicigletë në qytet. Etc etc.Të njejtin qëndrim idealist e kishte edhe Lideri historik i Shqiptarëve të Maqedonise,kolegu dhe mik im i ngushtë,Nevzat Halili, i cili 40 vjet jetoi në shtëpinë e babait tij ne fshatin Poroj bashk me vëllaun e tij prof Mahiun me familjet e tyre.
Të njëjtës rrugë i qëndroi besnik edhe Ibrahim Rugova, presidenti historik i Kosovës. Ai mbeti simbol i urtësisë dhe i përkushtimit kombëtar, pa u përfolur ndonjëherë për pasuri apo kapital të dyshimtë. Rugova ishte si ai guri i bardhë i malit që nuk e lëkundin stuhitë e lakmisë.
E bëjmë këtë krahasim për t’i treguar opinionit se sot, kur Kosova është e lirë dhe e pavarur, kur ka mundësi të ndërtojë shtetin dhe ekonominë e saj, dhe Maqedonia ne demokraci, shumë nga politikanët që morën në dorë fatin e vendit nuk po luftojnë për ideale, por për pushtet dhe pasuri. Në vend që të mbjellin shpresë, po korrin përçarje. Në vend që të ndërtojnë ura, po hapin hendeqe mes njerëzve dhe institucioneve.Nuk kuptoj se me çfarë ndërgjegje paraqiten edhe ne tubime partiake dhe kërkojnë përsëri votën e popullit.Apo mendojnë se ky ppull esht kope delesh dhe mund ti kullotin kur duan ata.
Kjo plejadë e politikës në kohën e demokracisë duket sikur e ka kthyer shtetin në një sofrë ku secili përpiqet të marrë pjesën më të madhe. Krizat, përçarjet dhe destabilizimi janë bërë hija që ecën pas tyre. Dhe sa më shumë zgjatet hija e korrupsionit, aq më shumë zbehet besimi i qytetarëve dhe vendet tona po boshadisen,na iku rinia në vende Evropjane per pune dhe ardhmëri të sigurtë.
Koha ka dëshmuar një të vërtetë të thjeshtë: shtetin mund ta udhëheqin vetëm njerëzit me dinjitet, integritet dhe ideal. Sepse atdheu nuk mbahet me duar të pangopura, por me ndërgjegje të pastër. Vetëm ata që e duan vendin më shumë se veten, mund ta nxjerrin kombin nga errësira dhe ta çojnë drejt dritës.
DAIM ILAZI
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Denoncoi rrejshëm se bashkëshorti ushtroi dhunë ndaj saj, arrestohet 40-vjeçarja
- Më shumë të vdekur sesa të lindur dhe më pak martesa, gjatë 3 muajve të fillimvitit
- Javë mesatare e punës në BE është 35,9 orë, ndërsa në Maqedoni 39,5 orë!
- Kuzeska: Shpallni referendum, le të vendosin qytetarët nëse duan që fëmijët e tyre ta paguajnë çmimin për Mickoskin
- Kjo është 36-vjeçarja nga Lezha që u vra dhe u dogj nga bashkëshorti në Mal të Zi
- Risteski: Shporta e re e konsumatorit është gati, pritet të miratohet këtë verë
- Ky është i dyshuari për vrasjen e mbrëmshme në Bregun e Diellit
- U nënshkrua Memorandum Mirëkuptimi dhe bashkëpunimi në sektorin energjetik me Kroacinë, si dhe Marrëveshje për bashkëpunim strategjik, mundësi për projekte të reja dhe investime
- Ali Ahmeti falënderon qytetarët për urimet e Kurban Bajramit: Bashkimi ynë mbetet forca më e madhe
- DPHM: paralajmëron stuhi: shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të fortë në gjithë Maqedoninë