Shtetet dhe krizat e herëpashershme politike si pasojë e rrjedhjes së sistemit politik





Ejup Berisha

Janë dy çështje të cilat disa sisteme politike i mbajnë jostabile apo të cilat në disa shtete shkaktojnë kriza të herëpashershme. Ato janë: 1.Personalizimi i sistemit politik dhe 2. Rrjedhja e tij. Sistem politik i personalizuar është rregullim politik në të cilin pushteti dhe vendimet të cilat i merr ai përqendrohen rreth një personi të vetëm te udhëheqësi apo dhe rreth disa prej tyre, në vend që të njetat të përçëndrohen nëpër institucionet kompetente shtetrore dhe ato të bazohen në rregulla dhe dispozita juridike si dhe në nevoja e kërkesa të qytetarëve. Këto sisteme politike bazohen në sundimin e të drejtës. E sistemi i personalizuar ripërsëris bazohet në sundimin e një personi apo të disave prej tyre. Sistemet politike të disa shteteve nuk janë plotësishtë por ato janë pjesërishtë të
rrjedhshme prandaj herëpashere ato janë jo stabile apo në to paraqiten kriza politike. Në sitemet e pa personalizuara kemi qeverisje të mirë të cilën e parapëlqejnë shumica e qytetarëve, ndërsa në sitemet e personalizuara qeversija nuk është e mirë që do të thotë
se atë nuk e parapëlqejnë shumica e qytetarëve, perveç atyre që kanë leverdi dhe privilegje të caktuara nga sistemi. Në sistemet e pa personalizuara vjen në shprehje zbatimi i vullnetit apo dhe interesit të përgjithshëm të qytetarëve. Kjo do të thotë se në to kemi respektim të të drejtave dhe lirive të qytetarit dhe të njeriut. Këto atje janë të garantuara nga sistemi juridik, bile edhe kur rastesishtë në
to ka shkelje apo edhe cenim të tyre institucionet kompetente reagojnë në menyre adekuate, duke përcaktuar përgjegjsi për shkelësit dhe cenuesit e tyre. Nga ana tjetër në sitemet e personalizuara politike kur ka shkelje dhe cenim të lirive dhe të drejtave të qytetarit dhe të njeriut nëse përfaqusesit e pushtetit janë autorët e shkeljeve dhe të cenimeve të tilla këta nuk bartin kurrfar përgjegjsie apo dhe të njejtit nuk ka se kush i sankcionon. Prandaj në sisteme e
tilla ka paçendrueshmëri të sistemit apo kriza të shpeshta politike. Në sistemet e pa personalizuara ka stabilitet dhe funkcionim të papenguar të institucioneve shtetërore të cilat mbajnë llogari për Kushtetueshmë
ri dhe ligjshmëri apo të cilat zbatojne drejtësi gjë që nuk ndodhë në sistemet e personalizuara politike të cilat nuk respektojnë kurrfar dispozitash juridike dhe te të cilat nuk zbatohet as minimumi i drejtësisë. Prandaj duhet bërë përpjekje për stabilizimin e sistemeve politike me qëllim që të.sigurohet stabilitet i funkcionimit të institucioneve shtetërore. Për këtë arsye të gjithë individët bile edhe udheheqëssit politik duhet të jenë nën kushtetutën dhe ligjet në vend që të njejtët të jenë
mbi to siç është rasti dhe praktika e sistemeve të personalizuara politike.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo