Shkendija vazhdon të prodhojë talente të jashtëzakonshme dhe një nga emrat që ka shpërthyer këtë sezon është padyshim Omer Ramadani shkruan Tetovasot.
Sulmuesi i gjeneratës kampione U16, që drejtohet nga Ismail Ismaili, ka zhvilluar një sezon spektakolar duke u renditur i treti në listën e golashënuesve me plot 25 gola, ndërsa ka ende edhe një ndeshje për t’u zhvilluar këtë fundjavë.
Omeri është një sulmues kreativ, i shpejtë dhe me instinkt të lindur për golin. Pozicioni i tij natyral është sulmues krahu i majtë, por ai përshtatet në mënyrë perfekte edhe në role të tjera ofensivë, duke qenë një armë e fortë për repartin sulmues të Shkëndijës.
Me paraqitjet e këtij sezoni, ai ka dëshmuar se është një nga talentet më premtuese të akademisë kuqezi dhe një emër për të cilin pritet të dëgjohet shumë në të ardhmen.TS
