Shembje e dheut pranë një kantieri ndërtimi në Bunjakovec, alarmojnë qytetarët: Është dëmtuar infrastruktura





​Iniciativa qytetare “Në mbrojtje të Bunjakovecit” ka publikuar fotografi dhe ka paralajmëruar për një shembje të dheut (rrëshqitje toke) në bashkimin e rrugës “Hristo Smirnenski” dhe bulevardit “Teodosij Gologanov”, pranë ish-fabrikës “Ivo Lola Ribar” në Shkup.

​Sipas njoftimit, ka ndodhur një kolaps i tokës nën asfalt në afërsi të një kantieri të ri ndërtimi, për të cilin ata pohojnë se ka qenë duke punuar edhe gjatë festës shtetërore.

​Nga kjo iniciativë kanë shprehur shqetësimin e tyre duke shkruar:
​”Është dëmtuar e gjithë infrastruktura – kabllot e energjisë elektrike, telekomunikacioni… Se a janë të rrezikuara edhe korsitë e rrugës dhe troonet e bulevardit dhe rrugës – vlerësojeni vetë.”

​Nga aty alarmojnë se kjo situatë mund të përbëjë rrezik edhe për infrastrukturën rrethuese, ndërsa deri më tani nuk ka asnjë reagim zyrtar nga institucionet kompetente lidhur me shkaqet dhe rrezikun e mundshëm për dëmtime të mëtejshme.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo