Shabani: VLEN hesht për tenderin e autobusëve, por sulmoi Taravarin pa asnjë provë!





Kryetari i Vrapçishtit dhe njëri nga krerët e ASH, Isen Shabani akuzoi se kryetarët e partive të VLEN-it, që për muaj të tërë nuk lanë akuzë, shpifje e linçim pa drejtuar ndaj Arben Taravari për çështjen e parkingut në Klinikat Universitare, sot po heshtin përballë vendimit të Komisionit Shtetëror për Ankesa në Prokurimet Publike për anulimin e tenderit të autobusëve.

“Edhe pse Taravari kishte kërkuar publikisht që institucionet shtetërore të nxjerrin qoftë edhe një provë të vetme kundër tij, një gjë e tillë nuk ndodhi asnjëherë. Në vend të fakteve pati vetëm propagandë, etiketime politike dhe sulme personale, që sipas reagimeve publike prekën madje edhe familjen e tij.

Ndërkohë, pas vendimit për anulimin e tenderit të autobusëve, nga VLEN nuk po dëgjohet asnjë reagim. Asnjë konferencë, asnjë akuzë dhe asnjë “luftë kundër korrupsionit”, siç vepruan në rastin e Taravarit.

Kjo heshtje po interpretohet nga opinioni si standard i dyfishtë politik, ku sulmet bëhen vetëm kur në shënjestër janë figurat shqiptare, ndërsa për raste të tjera mbizotëron heshtja totale.

Sipas kritikëve, VLEN po dëshmon se shpejt shndërrohet në “prokuror” e “gjykatës” kur duhet të sulmojë shqiptarët, por humbet zërin kur bëhet fjalë për përgjegjësi ndaj figurave maqedonase”, shkruan në reagimin e tij kryetari i komunës së Vrapçishtit Isen Shabani.(

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo