Servilët e rinj,i zavendësuan ata të vjetrit në pushtet

Mr,Ali Hertica

Partitë që formojnë qeverinë nuk i përqafojnë thjesht të gjitha rekomandimet në lidhje me politikën e mashtrimit,ende nuk duan të angazhohen për të gjitha rekomandimet e bëra nga komisioni hetimor mbi politikën e mashtrimit. Partitë që formojnë qeverinë duan më shumë kërkime mbi efektet së pari. Ky qëndrim po merr shumë kritika nga ‘opozita’.Të gjitha institucionet e fuqishme (qeveritare) dështuan keqas në mbrojtjen e qytetarëve gjatë gjuetisë së mashtrimit që çoi në skandalin e përfitimeve. Komisioni i Hetimit të Politikave dhe shërbimeve të mashtrimit nxori këtë përfundim më parë këtë vit në raportin *I Verbër për njerëzit dhe drejtësinë*.Komisioni paraqiti shumë rekomandime, të cilat dhoma e përfaqësuesve i debatoi .Edhe pse nuk ka dyshim se diçka si skandali i përfitimeve nuk duhet të ndodhë më kurrë, modelet themelore nuk janë zhdukur plotësisht. Mund të ndodhë përsëri nesër, përfundoi komisioni. ‘Thirrje nga e majta në të djathtë për të përqafuar raportin,kjo është arsyeja pse kabineti i përkohshëm duhet të miratojë rekomandime, ndër të tjera do të doja shumë të dëgjoja se çfarë mendojnë partitë e tjera për këtë.Nëse nuk i miratojnë këto rekomandime, jam shumë, shumë kurioz pse do të donin të devijonin nga përfundimet dhe rekomandimet.Përfaqësuesve duhet të lëshojë një thirrje të përbashkët “nga e majta në të djathtë” për të përqafuar raportin. “Në mënyrë që më në fund të kemi ndihmë ligjore të aksesueshme përsëri, legjislacion më të mirë, të drejtën për kontakt personal dhe një qeveri që është përgjegjëse për veprimet diskriminuese.” Vendim i ashpër për politikën e mashtrimit: institucionet të verbëra ndaj njerëzve, qytetarët e shtypur.Vendim i ashpër për politikën e mashtrimit: institucionet të verbëra ndaj njerëzve, qytetarët e shtypur
Mashtruesit e vërtetë duhet të trajtohen shumë ashpërsi
Por, palët që aktualisht po negociojnë një kabinet të ri, nuk duan të angazhohen menjëherë. “Shumë varet nga zbatimi konkret.Por shumica e këtij zbatimi nuk është ende në vend. Kjo nuk është për t’u habitur, sepse kjo nuk ishte detyra e këtij komisioni.Lëvizja ndaj mashtrimit të vërtetë, por mos e teproni, është një rekomandim i tillë nga raporti. “Mund të shkoni në çdo drejtim me këtë. Nëse kjo do të thotë që Dhoma duhet të “fusë butësi në” një ligj të ri për mashtrimin, LDK është kundër kësaj, tha ai. “Sepse mashtruesit e vërtetë thjesht duhet të trajtohen shumë ashpër.Raporti tashmë e bën këtë dallim. “Duhet të merren me mashtruesit, jo me njerëzit që shkelin rregullat aksidentalisht”, thuhet në rekomandim.Partitë e tjera që formojnë qeverinë gjithashtu ishin të rezervuara. “Pajtohem me shumë rekomandime”,Nuk është çudi se si i shohin ata rekomandimet e tyre. “Një detyrë e rëndë mbetet ende mbi dhomën e Përfaqësuesve”, thuhet në raport. “Varet prej tyre të parandalojnë një skandal të ri të të drejtave themelore duke filluar punën me shpejtësi mbi këto rekomandime.Parlamenti dështoi gjithashtu në gjueti mashtrimi të dështuar: ‘Nuk mundi të parandalonte mjerimin.
Ndonëse mandati i qeverisës vazhdimisht është në thumb të kritikës së opozitës, por edhe të analistëve politikë, për mungesë guximi në veprim, mungesë profesionalizmi dhe të njohurive të fushave të caktuara, analistët politikë nuk po shohin ndonjë ndryshim pozitiv, të kabinetit qeveritar të kryeministrit Albin Kurtit. Edhe kjo përbërje e re nuk po përfaqëson gjë tjetër, veçse disa ministra të ricikluar, servilë të liderëve partiakë, emra anonimë, servilë të shefave të partive politike, asistentë të shefave, apo disa prej tyre edhe punë- torë nga kompanitë private të shefave të tyre. Nëse nisemi nga ai parimi se dita e mirë shihet në mëngjes, atëherë edhe analistët politikë nuk presin ndonjë ndryshim pozitiv nga ky kabinet, sepse aty hasim një garniturë ministrash, që fare nuk kanë asnjë lidhje me fushën e ministrive ku janë emëruar.Sipas tyre, po del që tani në këtë politikë të inkriminuar, kushti kryesor për t’u bërë ministër është të jesh asistent i dëshmuar, që kryen të gjitha punët, edhe të pista e kriminale, për shefin e veshur me pushtet dhe asgjë tjetër, që shkon në interesin e qytetarit përtej interesit të klientelave të grupeve të interesit. “Riciklimi i të ricikluarve në politikën aktuale dhe në qeverinë ‘Kurti’ do të shkaktojë hemorragji politike, ku nga servilët dhe servilizmi i shumë ministrave që ishin deri më tani të sprovuar e dështuar, edhe disave që janë emra anonimë, por kompetentë të bizneseve të disa liderëve politikë, dhe ministra sekserë, nuk do të prodhojë lëvizjen e dëshiruar pozitive të zhvillimit. Të tillët vetëm sa do të mundohen ta mbajnë pushtetin me shefat dhe për shefat e tyre dhe kompanitë profitabile për këto grupe dhe klane, të cilat janë edhe sponsorizuesit e tyre ekzekutiv i decentralizuar
Kabineti qeveritar e posaçërisht ministrat në fjalë nuk kanë kapacitete dhe përgatitje adekuate, të cilat u përgjigjen ministrive, në të cilat do të përfaqë- sojnë ministritë përkatëse. Atributet, të cilat ministrat e kësaj qeverie përfaqësojnë u shkojnë përshtati liderëve partiakë të koalicionit qeverisës e jo profesionalizmit brenda mandatit si ministër. Këta ministra do të përfaqësojnë servilitetin, me një fjalë do të jenë super të dëgjueshëm, dhe nuk do të shohin jashtë kornizës së interesave të liderëve partiakë. Ky kabinet qeveritar nuk është në interesa të trupit publik, por në interesa të ngushta grupore e klienteliste.Kjo përbërje e qeverisë së re jep një mesazh të qartë se Kosova do ta ndjekë rrugën e dështimit, si në aspektin e brendshëm, ashtu edhe në aspektin e jashtëm. Këta njerëz, të cilët nuk do të përfaqësojnë mandatin e ministrit, por do të jenë servilë të liderëve të tyre politikë brenda këtij konstelacioni qeverisës, qeveria ‘Kurtit’ përfaqësohet nga shumë zotë të shtëpisë, të cilët do të përkujdesen secili për këndin e vet, dhe kjo e bën akoma më të pasuksesshme këtë qeverisje ky kabinet qeveritar, sipas CV-ve personale, dëshmon për një servilizëm sa të ngushtë ndaj eksponentëve të çorientuar politik, po aq edhe të paprekshëm financiarisht. “Anomali tjetër që do ta përcjellë këtë qeverisje të menaxhuar nga Kurti , është edhe mosprofesionaliteti i dëshmuar në poste qeveritare, këtu ndërlidhet edhe mospërkatësia e fushave studimore me postet qeveritare. Kjo anomali sa e madhe aq edhe negative për kohën që gjendemi, do t’i kushtojë Kosovës jashtëzakonisht shumë.Pretendimi gjithnjë e më shumë i dukshëm prej koalicionit zgjedhor ka qenë përmbushja dhe ndarja e tortës qeveritare, jo edhe mjerimi dhe stagnimi socioekonomik, në të cilën Kosova është hedhur. Kjo qeverisje shkon në funksion të dominimit serb në institucionet e Kosovës. Pa efekt pozitiv e sheh këtë përbërje qeveritare e cila vlerësohet dhe konstatohet si një përbërje e tillë me kohë është ditë se do të kompozohet si e tillë, sepse në asnjë dikaster ministror nuk ka as ekspertë, as këshilltarë profesional të edukuar mirë dhe as njohës të ekonomisë. “Do të punohet me njerëz të padijshëm, sepse më së lehti është kështu me luajt rolin e shefit në mes të të paditurve, pa sugjerime dhe pa asnjë ekspert profesionale. Po i shohim për fat të keq edhe këta ministrat anonimë, të panjohur për askënd dhe për kurrgjë se ndonëse parimisht çdo kabinet qeveritar duhet të përbehet nga njerëz të aftë, nga njerëz me kredibilitet të plotë politik e moral, që duhet të jenë profesionistë e jo siç po na ndodh krejt pasluftën, që postet po u takojnë njerëzve të cilët janë diletantë në politikë, të dëgjueshëm dhe servilë karshi shefave të tyre, kjo për fat të keq u përsërit edhe në këtë përbërje të re që posa u votua nga Kuvendi i Kosovës. “Duhet të spastrohen listat, nga ata të cilët gjatë këtyre viteve nuk punuan hiç mirë. Nëse pretendohet që edhe qeveria të shndërrohet në korporatë, Kosova do të degradojë edhe më shumë si në planin politik, ashtu edhe në planin ekonomik dhe nuk na presin ditë të mira. Kaluan shumë vite tashmë me njerëz të papërgatitur profesionalisht, me njerëz abuzivë dhe keqpërdorues të pronës shoqërore. Kosova ka nevojë më shumë së kurrë për njerëz, të cilët dinë dhe duan t’i dërgojnë proceset pëpara drejt realizimit shekullor.Kjo klasë politike është e zhytur në krim dhe inate dhe janë një oligarki e pastër. Fatkeqësisht, përderisa vendet e zhvilluara dhe demokratike zhvillimin e kanë gjetur tek një qeveri sa më e vogël, efektive dhe funksionaliste, në Kosovë po bëhet e kundërta. Koalicioni që ndërton këtë qeveri është fatkeqësia më e madhe e vendit, duke lejuar që partiakë sezonalë, sekserë, janë bërë disa deputetë me blerje dhe vota …..

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo