Rubin Zemon dorëhiqet nga funksioni partiak në LSDM





Funksionari i lartë i LSDM-së, Rubin Zemon, ka dhënë dorëheqje nga funksioni partiak pasi u takua me një mohues bullgar të maqedonasve.

Zemon, i cili ishte paralajmëruar si përforcim i LSDM-së në Bordin Ekzekutiv të partisë, brenda një muaji shkaktoi dy incidente.

Në të parin ai e ofendoi Goce Delçev, ndërsa në të dytin u takua me liderin e Fondacionit bullgar “Maqedonia”, i cili vazhdimisht i ofendon maqedonasit duke pretenduar se ata janë bullgarë.

Në një postim në Facebook, Zemon njoftoi dorëheqjen me qëllim që ta mbrojë LSDM-në.

“Duke dashur ta mbroj reputacionin e LSDM-së nga sulmet joparimore ndaj meje, e duke përfshirë në këtë mënyrë edhe familjen time, si dhe që të mos bëhem barrë për luftën e partisë kundër rrëzimit të kësaj qeverie, jap dorëheqje nga pozita anëtar i Bordit Ekzekutiv të LSDM-së”, shkroi Zemon.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo