Yugo e re ka tërhequr sërish vëmendjen e opinionit automobilistik evropian, pasi u zbuluan detaje të reja rreth projektit të udhëhequr nga sipërmarrësi serb nga Gjermania, Aleksandar Bjeliq.
Ai më herët ka blerë të drejtat për emrin e markës së njohur, ndërsa qëllimi është që vetura të pozicionohet si një nga modelet e reja më të lira në tregun evropian, me një çmim të paralajmëruar prej rreth 12.000 eurosh.
Vëmendjen më të madhe po e tërheq pogoni i planifikuar hibrid me teknologji për zgjatjen e rrezeve të lëvizjes (range extender), ku motori me djegie të brendshme do të shërbejë kryesisht si gjenerator i energjisë elektrike.
Prototipi i parë funksional pritet të prezantohet në vitin 2027 në panairin „Expo“ në Beograd.
Sidoqoftë, pyetja më e madhe mbetet ende e hapur – ku do të prodhohet vetura, duke qenë se fabrika „Zastava“ në Kragujevac nuk është më e disponueshme si dikur.